POLITIKË

Liderët kosovarë urojnë Meta: Do të punoni për forcimin e marrëdhënieve

20:26 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Politikanët kosovarë kanë qenë të parët që kanë uruar Presidentin e sapo zgjedhur, Ilir Meta.  Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i bindur në kryerjen e detyrave të Metës me përgjegjësi të lartë, duke shtuar se Meta ka qenë gjithmonë mbështetës i madh i Kosovës.

“Presidentit të sapozgjedhur të Republikës së Shqipërisë dhe mikut tim, z.Ilir Meta i shpreh urimet më të sinqerta, i bindur se këtë detyrë të lartë shtetërore do ta kryej me dinjitet dhe përgjegjësi të lartë.Meta ka qenë mbështetës i madh i Kosovës në të gjitha funksionet e tij politike dhe jam i bindur se ashtu do të jetë edhe në mandatin presidencial”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook. “Bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë ka qenë gjithmonë vëllazëror dhe institucional, përtej çdo interesi tjetër dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen”, ka shkruar më tutje.

Edhe kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj i ka dërguar urimet e tij Ilir Metës. “I dashur Ilir,  Urimet më të mira për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë! Jam i bindur se Ju do të punoni me përkushtim në zhvillimin dhe avansimin e Shqipërisë si dhe në mbrojtjen e interesave shtetërore, por edhe kombëtare të shqiptarëve kudo që janë.  Mbetem me shpresë poashtu se zgjedhja e Juaj, do të kontribuojë edhe në forcimin e marrëdhënieve  ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë!  Po ashtu shpreh mirënjohjen time për punën e shkëlqyer të Presidentit Nishani! Ramush Haradinaj”, shkruhej në urimin e Haradinaj, drejtuar Metës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.