POLITIKË

Partia Kristian Demokrate “pro” Metës, thirrje opozitës: Hiqni dorë nga aventura e çadrës!

12:11 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Në një kohë që vendi po “zien” sa i përket çështjes së presidentit me vota “pro” dhe “kundër” dhe Kuvendi do të mblidhet sot në orën 17:00 në një seancë plenare për të zhvilluar raundin e katërt të zgjedhjes së keut të këtij institucioni, Partia Kristian Demokrate ka dalë në një deklaratë për shtyp. Ata kanë përshëndetur kandidimin e Ilir Metës për postin e kreut të shtetit.

Partia Kristian Demokrate e sheh zgjedhjen e Metës si president si një moment i rëndësishëm për zgjidhjen e krizës artificiale të krijuar nga opozita destruktive dhe garantimin e funksionimit normal të shtetit dhe të institucioneve më të rëndësishme të tij në respekt të Kushtetutës dhe të ligjeve të vendit.

Nga ana tjetër Partia Kristian Demokrate ka ftuar opozitën të heq dorë nga Aventura e çadrës dhe t’i bashkohen procesit politik, duke dhënë kontributin e saj për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në respekt të Kushtetutës dhe të ligjeve të vendit.

Deklarata për shtyp e Partisë Kristian Demokrate

Partia Kristian Demokrate pershendet kandidimin e zotit Ilir Meta për postin e kreut të shtetit dhe shpreh bindjen se zgjedhja e zotit Ilir Meta si President i Republikës përbën një moment të rëndësishëm për zgjidhjen e krizës artificiale të krijuar nga opozita destruktive dhe garantimin e funksionimit normal të shtetit dhe të institucioneve më të rëndësishme të tij në respekt të Kushtetutës dhe të ligjeve të vendit.

Ilir Meta është një politikan karriere me Kontribute të cmuara në zhvillimet politike dhe demokratike të tre dekadave të fundit, në qeverisjen e vendit dhe në jetën parlamentare.

Gjatë gjithë këtyre viteve me qendrimet e tij politike z. Meta ka ofruar konsensus, dialog dhe mirëkuptim me të gjithyë faktorin politik duke dhënë një kontribut të pazevendësueshem për zgjidhjen e konflikteve politike dhe garantimin e stabilitetit të vendit.

Partia Kristian Demokrate mbështet fuqishmisht zgjedhjen e zotit Ilir Meta si president i Republikës si një përsonalitet përfaqësues dhe përbashkues. faktor i unitetit të kombit dhe i zhvillimeve progressive në vend.

Partia Kristian Demokrate fton opozitën të heq dorë nga Aventura e çadrës dhe të ti bashkohet procesit politik, duke dhënë kontributin e saj për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të drejta në respekt të Kushtetutës dhe të ligjeve të vendit.

Ne Kristiandemokratët besojmë se vetëm dialogu i hapur dhe bashkëpëunimi i të gjithë faktorit politik garantojnë progresin e Shqipërisë dhe shtetin demoktratik e modern me përspektivë të qartë euroatlantike.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.