POLITIKË

Zgjedhja e Metës/ Shpërthen Spartak Ngjela: Një hajdut sot pamë mbret

21:25 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nëpërmjet një statusi në Facebook Spartak Ngjela ka reaguar për zgjedhjen e Ilir Metës President. Me tone të ashpra, avotak Ngjela ka shkruar se një hajdut sot pamë mbret. Në statusin e tij, ai rrëfen se sot opozita e priste Metën në çadër, por ai u tremb nga moskokëçarja amerikane.

Statusi i Spartak Ngjelës

Çfarë po ndodh në Tiranë?

“Ç’është ky sheqer kismet;

Një Hajdut sot pamë mbret”…

Meta ktheu rrugë: u nis për në Çadrën e Saliut dhe përfundoi në Presidencë. Kë trembi: Ramën apo Donald Lunë?

Ky ishte një turp i radhës. Po mos harroni se politika shqiptare është ende vjedhje dhe turp.

Në të vërtetë Çadra dhe tabori i Saliut e prisnin në Çadër, për t’i shpëtuar nga Reforma. Kurse vetë Meta ka qenë si i vdekur përballë Reformës dhe vetingut. Kurse, nuk e dimë: Donald Lu apo Rama e shtyu Metën në Presidencë?

Në të vërtetë asnjë ambasador nuk ishte në sallën e Kuvendit. Kjo është një shenjë e madhe pro shqiptarëve dhe likuidimit të korrupsionit, sidomos mungesa e ambasadorit amerikan. Njëlloj si në vitin 1997, kur ambasadorja amerikane Lino, nuk u pa në Parlament në zgjedhjen e Berishës President.

Në fakt, antireforma është zgjedhur sot President, dhe gjithashtu një individ i papranuar moralisht nga shqiptarët.

Po Saliu, si e përjeton këtë akt? Në fakt edhe Saliu e priste në Çadër.

Nuk ka më qesharake se sjellja e atyre që janë në kërkim. Sali ziu nuk e di që paratë iu janë gjetur, edhe atij edhe Metës… dhe të gjitha pronat e përvetësuara prej tyre.

Metën e kanë gënjyer pseudojuristët: ky nuk shpëton dot dhe nuk e bllokon dot Reformën në Drejtësi edhe si President i Republikës… njëlloj si ai që iku sot: një fantazëm e korrupsionit.

Kanë qenë të shumtë ata që e prisnin në Çadër, sepse kështu mendonin se e kishin të sigurt destabilizimin e Shqipërisë.

Po Meta i gënjeu, apo u pushtua nga frika?

Metën e trembi moskokëçarja amerikane për Çadrën dhe pranimi i zgjedhjeve pa taborin e korruptuar të Sali Berishës.

Koha vijon rrugën e saj… as Meta dhe as Berisha nuk e ndalon dot. Për këtë jam i sigurt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.