OPINION

Replikë ofshamave të mjerueshme/ Pse e mbështes Blushin

19:33 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ilir Sinanaj

940 milionë euro të grabitura nga buxheti i shtetit në vitin 2015, sipas progres-raportit më të fundit Bashkimit Evropian të Shqipërisë, atë të viti 2016.

Ekonomia

“Ekonomia informale (e paligjshme) përllogaritet të përbëjë më shumë 1/3 e Prodhimit të Brendshëm Bruto, duke çuar në humbje të të ardhurave nga tatimet, një mungesë të mbrojtjes në punë dhe konkurrencës së paligjshme ndërmjet firmave. Zbatimi jo efikas (jo i plotë) i kontratave, të drejta pronësie të papërcaktuara dhe mbizotërimi i korrupsionit janë shqetësime të shprehura shpesh nga sipërmarrjet”, thuhet në progres-raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërisë të vitit 2016.

Arsimi

“Mungesa e modernizimit të kuadrit ligjor të arsimit profesional është pengesë e madh për zbatimin e frytshëm të një numri masash në strategjinë e punës dhe të përftimit të aftësive. Përfshirja e sektorit privat në përpilimin dhe zbatimin e politikave për tregun mbetet një nevojë kritike. Shërbimet e punësimit dhe arsimit profesional duhet të zgjerohen në zonat rurale si edhe t’u ofrohen grupeve më në nevojë dhe të cenueshme. Arsimi mbetet një sektor me rrezikshmëri të lartë për korrupsion dhe ndikim politik, në veçanti në arsimin e lartë”, thuhet në progres-raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërisë të vitit 2016.

Shkatërrimi i njeriut nëpërmjet trafikimit

“Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet në ndalimin e trafikut njerëzor, duke i kushtuar vëmendje të veçantë fëmijëve dhe viktimave fëmijë të trafikimit, në veçanti ndër fëmijë që janë në rrugë. Kuadri ligjor duhet të përafrohet më tej me direktivat e Bashkimit Evropian. Shqipëria është një ndër 5 vendet e para jo të Bashkimit Evropian me numrin më të madh të viktimave të trafikut njerëzor të regjistruara” thuhet në progres-raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërisë të vitit 2016.

Hashashi dhe fëmijët e shkatërruar

“Përdorimi i fëmijëve për të mbjellë dhe korrur kanabis është një çështje që përbën shqetësim serioz”, thuhet në progres-raportin e Bashkimit Evropian të Shqipërisë të vitit 2014.

“Numri i fëmijëve që punojnë në plantacionet e kanabisit përbën shqetësim serioz”. thuhet në progres-raportin e Bashkimit Evropian të Shqipërisë të vitit 2015.

“Punësimi i fëmijëve (minorenëve) mbetet një shqetësim madhor, duke përfshirë atë në mjedise të rrezikshme. Masa më të dobishme duhet të ndërmerren në mënyrë për të ndaluar punësimin e fëmijëve (minorenëve)”, thuhet në progres-raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërisë të vitit 2016.

Mungesa e kapacitetit për të identifikuar dhe luftuar sëmundjet

“Të infektuarit me HIV/AIDS vazhdojnë të kenë vështirësi për të marrë shërbime shëndetësore. Një plan strategjie dhe veprimi për kontrollin e mushkonjave mbetet për t’u miratuar. Sistemet e raportimit për sëmundjet ngjitëse dhe laboratorët mikrobiologjikë nuk janë të integruar me sistemin e regjistrit kombëtar elektronik të shëndetësisë. Kapaciteti i laboratorëve mikrobiologjikë ka nevojë të forcohet për të siguruar mbikëqyrje të efektshme të sëmundjeve, identifikimin e përhapjes së sëmundjeve të njohur dhe të panjohura në masë në një zonë të caktuar, si edhe hetimin dhe mbështetjen e veprimeve kundër rezistencës antibiotike”, thuhet në progres-raportin e Bashkimit Evropian për Shqipërisë të vitit 2016.

Niveli i papunësisë më i madh së në 2012-n

“Standard and Poor’s” vlerëson se në vitin 2016 arriti në nivelin 16.9%. Ndërkaq, për vitet 2017, 2018 dhe 2019, kompania ndërkombëtare e vlerësimeve financiare përllogarit se papunësia do të jetë përkatësisht në nivelin 16.6%, 16.4% dhe 16.3%. Parashikime, këto, që nuk e përllogarisin papunësinë më të ulët se në vitin 2012, kur papunësia ishte në nivelin 13.8%.

Largimi masiv i shqiptarëve

Duke përdorur të dhënat e vitit 2015 të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, agjencia e statistikave “Pew Research Center”, ka publikuar raportin për lëvizjet migratore në botë. Në këtë raport Shqipëria renditet e treta në botë sa i përket humbjes së popullsisë nga emigracioni, në raport me numrin e popullsisë që ka. Rreth 1 milion e 120 mijë shqiptarë nuk jetojnë në Shqipëri. E thënë ndryshe rreth 28% e popullsisë shqiptare janë detyruar, për një arsye apo tjetër, të largohet nga vendlindja e vet.

Distopia në Shqipërinë me Edi Ramën

Sa u përmendën më lartë janë vetëm një pjesë e vogël e problemeve, që kanë ardhur si rrjedhojë e qeverisë së “rilindjes” së udhëhequr nga Edi Rama. Në vitin 2013, me premtimet që mori “rilindja”, si edhe votëbesimin e qytetarëve, as që imagjinohej të kishte probleme të tillë, e jo më të ndodhnin. Por ja që ndodhën. Në këto 4 vite “rilindja” ka qenë e lirë të (mos)punojë sipas dëshirës, pasi kemi pasur një opozitë të dobët. Partia Demokratike si forca më e madhe opozitare në vend, jo vetëm që nuk ka ndërmarrë një opozitë të mirëfilltë që të frenonte përshkallëzimin e probleme të vendit, si lulëzimin e hashashit, korrupsionin, paligjshmërinë ekonomike etj, së fundmi ka vendosur edhe të bojkotojë zgjedhjet. Nga ana tjetër të gjitha këto probleme duan zgjidhje dhe klasa aktuale është më e shqetësuar për të pasur “numrat në Parlament”. Por njerëzit e thjeshtë duan t’u zgjidhen problemet dhe në rast se nuk u zgjidhen kanë nevojë të kenë një përfaqësues, që t’i ngrejë çështjen që duan zgjidhje.

Kërkesë-oferta

Kjo nevojë e njerëzve për të pasur një përfaqësi për të luftuar kundër problematikave të shumta ka krijuar një zbrazëti politike, e cila nevojitet të mbushet për të mos çuar në ngërç. Pra krijimi i një force politike si Lista e Barabartë nuk është një rastësi. Për më tepër  figura intelektuale si Mimoza Hafizi dhe Ben Blushi, si edhe shumë persona pjesë të LIBRA-s nuk ka si t’i jenë futur “kuturu” themelimit të kësaj force politike. Kjo shihet nga fshikullimi i pamëshirshëm që Hafizi dhe Blushi po u bëjnë klikave të narkotrafikut dhe oligarkëve në Shqipëri. Po kështu këta dy deputetë të LIBRA-s kanë ngritur të gjitha shqetësimet dhe goditur të gjitha problematikat e lartpërmendura në arsim, shëndetësi ekonomi e fusha të tjera. Askush më parë nuk ka guxuar në Kuvend të flasë kaq hapur për problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve. Dhe nuk duhet të harrojmë, se çdoherë që flet Hafizi ose Blushi, goditen biznese të paligjshme dh afera korruptive. Dhe kjo nuk është gjë e lehtë për t’u bërë. Të mos harrojmë, në Shqipëri mund edhe të “heqin edhe qafe”! Por përballë Hafizit dhe Blushit, kasta aktuale politike nuk ka guxuar të bëjë më shumë sesa të skërmisë dhëmbët me zemëratë dhe “plagosur” nga argumentet e dy intelektualëve, që mirëpriten nga qytetarët.

E megjithatë LIBRA lindi, u rrit dhe po ekziston. Tashmë është një faktor në arenën politike shqiptare, pasi kanë qenë vetë partitë e mëdha në numër, por të jashtëkohësuara në ide, që i kanë dhënë rëndësi duke e përmendur. Kjo ka ndodhur për të vetmin fakt sepse e shohin si konkurrente të rrezikshme në çarjen e monopolit që kanë krijuar.  Dhe kjo rëndësi e LIBRA-s është punë dhe djersa e të gjithë njerëzve të suksesshëm, që nuk zhbëhen nga vështirësitë e bashkëkohësisë, të cilët janë pjesë të kësaj lëvizjeje.

Tashmë LIBRA, që të vazhdojë qëllimin e vet për të përfaqësuar një ndryshim që e po sjellë koha, ka nevojë që në strukturat e saj të ketë vetëm njerëz të përkushtuar dhe që i kanë kuptuar ndryshimet që po vijnë. Pra ndryshme këto, që do të zhbllokojnë fuqitë dhe krijuese prodhuese në vend. Lufta do të jetë e ashpër as nuk diskutohet, dhe këtë luftë nuk mund ta ndërmarrësh me ofshamat e mjerueshme të njerëzve të vjetërsuar. Me intelektualët Hafizi dhe Blushi në Kuvendin e Shqipërisë, që çdoherë çmontojnë me logjikë dhe argumente keqqeverisjen, njerëzit e zakonshëm kanë në Kuvend dy zëra të fuqishëm. Por zërat LIBRA duhet të shtohen! Kjo vjen vetëm me punë, përkushtim dhe ide. Kjo është politika e së ardhmes: zgjidhja e problemeve!

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.