BOTA

“Situatë e vështirë. Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasojat e veta”, flet kreu i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

10:00 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ka komentuar situatën e mbrëmshme kryetari historik shqiptar i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, i zgjedhur dje në një seancë të jashtëzakonshme.

Ajo që ka ndodhur mbrëmë në Maqedoni do të ketë pasojat e veta, ka thënë ai.

“Situatë e vështirë. Veprimet e mbrëmshme do të kenë pasojat e veta”, ka thënë Xhaferi për zeri.info.

Megjithatë ai ka shtuar se tani pritet që gjithçka të shkojë në vendin e vet, ndërkohë që ka konfirmuar se deputetët shqiptarë janë mirë.

“Ne u evakuuam menjëherë dhe nuk ishim më në rrezik. Sidoqoftë, tani besoj që gjithçka do të shkojë në vendin e vet”, ka shtuar Xhaferi.

Ndërkohë dje me t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit, Xhaferi ka premtuar se si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana, në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.