POLITIKË

Tensioni në Maqedoni/ Spahiu uron Talat Xhaferin: Faktori shqiptar të shmangë çdo skenar lufte

08:59 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu, ka dënuar dhunën në Parlamentin e Maqedonisë. Në një reagim të tijin në rrjetin social “Facebook”, Spahiu ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij historike si kryetar i kuvendit.

Po ashtu AK i bën thirrje faktorit shqiptar të shmangin çdo skenar lufte dhe provokim të ultranacionalizmit maqedonas.

Ja statusi i plotë i Spahiut

“Aleanca KuqeZi po ndjek me shqetësim te thelle krizën e rende politike ku po rrëshqet Maqedonia. Kreu Aleancës Kuqezi kontaktoj mbrëmë disa nga liderët shqiptar dhe uroi zotin Talat Xhaferi per zgjedhjen e tij historike ai kryetar i kuvendit. Nder te tjera lideri kuqezi Kreshnik Spahiu kontaktoi kreun e Aleance Shqiptare Ziedin Sela pas plagosjes dhe i shprehu solidaritetin për këtë moment te vështirë. Aleanca kuqezi i bën thirrje faktorit shqiptar te shmangin çdo skenar lufte dhe provokim te ultranacionalizmit maqedonas. Dhuna dhe destabilizimi i Maqedonisë përbën rrezik për paqen ne Ballkan. Aleanca Kuqezi apelon njëkohësisht tek faktori ndërkombëtar qe te garantoj jeten e deputeteve shqiptar por dhe bashkëjetesën ne shtetin multietnik maqedonas e ku shqiptaret përbejnë komb shtetformues por konsiderohen si qytetar te dorës se dytë. Ne këto momente historike partitë politike shqiptare duhet te ishin te bashkuara dhe partner serioz te Washigtonit dhe Brukselit”.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ej, o popull e shikoni çpamje ka marre ky kreshniku i kenetave? Ai dhe ska me te tjere. Bravo, ngreji me lart duar, ngrej dhe veshet, por kujdes mendjen sepse ajo e shkrete eshte koker gruri dhe ja, fap e shkermoqet e pastaj ulen dmth varen duart, te ulet vetvetiu koka dhe te varren qurrat ose i lepin ato. Mos u tregoni te medhenj kur nuk jeni te tille. Nuk kane nevoje per porosite tua shqiptaret matane kufirit, sepse ju brenda kufirit shume hete keni nbere thirrjet qe bejne sot pseudomaqedonasit. çoç na u duke edhe ti, por dole me kallam bosh se kallami tjeter qe buzqesh edhe kur duhet te jete serioz, prandaj u ça çadra e tij, rrebeshet e shiut ju kane bere qull, ose po ju bejne tung.
    drakula pan

    Përgjigju ↓