BOTA

Tuzi bëhet komunë më vete, MPJ: Aspiratë e kahershme e shqiptarëve në Mal të Zi

10:06 - 28.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka përshëndetur vendimin e Parlamentit të Malit të Zi, për ta konsideruar Tuzin si komunë më vete.

Përmes një njoftimi për mediat, MPJ shprehet se ky vendim mundëson zhvillimin e ekonomisë dhe plotëson një dëshirë të shqiptarëve në Malit të Zi.

“Ky akt, si rrjedhojë e marrëveshjes së koalicionit qeveritar, realizon një aspiratë të kahershme të shqiptarëve në Mal të Zi dhe u mundëson atyre përqendrimin e të gjitha kapaciteteve menaxhuese dhe ekonomike për zhvillim.

Me këtë rast përshëndesim gjithashtu qeverine malazeze dhe të gjithe faktorët politikë që dhanë kontributin e tyre në arritjen e kësaj të drejtë për popullsinë shqiptare.

Siç u theksua dhe gjatë vizitës së fundit të Kryeministrit Rama në Mal të Zi, Tuzi më vete ka potencialin të krijojë sinergji të reja në zbatimin e projekteve të parashikuara nga dy qeveritë për zhvillimin e brezit ndërkufitar.

Perfitoj nga rasti të uroj të gjithë shqiptarët në Mal të Zi për këtë arritje dhe shpreh besimin se ata do të dëshmojnë përgjegjësinë e duhur për të garantuar suksesin e kësaj komune të re”, – është shprehur Ministri Bushati.

Tuzi varej nga Bashkia e Podgoricës dhe, prej më shumë se një çerekshekulli, popullsia shqiptare dhe faktori politik shqiptar në Mal të Zi kërkonin që të ishin një komunë më vete me të drejta të plota.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.