AKTUALITET

Gjenden në Mirditë 15 kilogramë lëndë narkotike, shpallet në kërkim 40-vjeçari

09:37 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Shpallet në kërkim shtetasi 40- vjeçar me inicialet T.L të cilit  i`u  gjet në banesë një sasi e konsiderueshme prej 15 kilogramë lëndë narkotike.

Sasia e drogës u  sekuestrua brenda një banese në fshatin Perlat i Epërm të Mirditës.

Kontrolli i drogës u krye pas informacioneve të marra në rrugë operative.

 Detaje të Policisë së Mirditës:

Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike

Sekuestrohen 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë

Shpallet në kërkim një shtetas

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike , nga efektivët e Seksionit kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se në një banesë në fshatin Perlat i Epërm në Mirditë ka lëndë narkotike, menjëherë është organizuar puna dhe është ushtruar kontroll.

Si rezultat i kontrollit , në afërsi të banesës së shtetasit T.L. 40 vjeç, banues në Perlat i Epërm – Mirditë , në një zonë të pyllëzuar, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 kg lëndë narkotike e llojit Marijuanë e fshehur në një bidon plastik.

Shtetasi T.L. nuk u gjet në banesë , u shpall në kërkim si i dyshuar si posedues i lëndës narkotike dhe punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike ” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.