BLUETOOTH

Dhuna ndaj burrit, gjykata: Këngëtarja Suela Kalaja është e pafajshme

10:23 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Gerilina KODHELI

Një nga divorcet më të vështira të “showbiz”-it ka qenë pa diskutim ai mes dy këngëtarëve, Saimir Çili dhe Suela Kalaja. Çifti i ka dhënë fund martesës disavjeçare vitin e kaluar, ndërsa pak muaj më parë, ata u vunë në fokus të mediave për shkak të denoncimeve ndaj njëri-tjetrit për dhunë.

Ishte Suela e para që i është drejtuar policisë me kërkesën për urdhër mbrojtjeje, e pas saj Saimir Çili, pretendoi se bashkëshortja e tij, Suela e kishte dhunuar fizikisht, akuzë që kantautori e çoi më pas edhe në gjykatë. Madje, për çudi të të gjithëve, këngëtari kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se “kishte frikë” nga bashkëshortja. Por, sipas asaj që ka vendosur gjykata, gjërat nuk ishin kështu.

“Bluetooth” ka zbuluar se ka përfunduar tashmë procesi gjyqësor ndaj Suela Kalasë, ndërsa gjykata e ka shpallur të pafajshme. Asokohe edhe ish-këngëtarja e njohur kishte bërë një denoncim në polici, ku ka treguar se për shumë kohë ka qenë viktimë e dhunës dhe ka jetuar në një atmosferë të vështirë familjare. Vetë Suela, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” refuzon të flasë në lidhje me çështjen, duke ndjekur këshillën e avokatit të saj, pasi çështja në ngarkim të saj ende nuk ka përfunduar. Saimir Çili, me sa duket i pakënaqur nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, e ka apeluar dhe deri në përfundim të procesit duhet edhe një vit. Ndërkohë, burime të gazetës kanë treguar se psikologia është larguar nga shtëpia e përbashkët e çiftit dhe ka marrë një shtëpi me qira, ku jeton së bashku me vajzën e saj dhe qenin.

Ndërsa Çili vazhdon të jetojë në apartamentin e tyre. Ndonëse divorci ka përfunduar, Saimir Çili dhe bashkëshortja ende nuk kanë bërë përpjesëtimin e pasurisë, për të cilin nevojitet një proces i ri gjyqësor. Tashmë një nënë “single” që duhet të përballojë jetën e vetme dhe të rrisë një vajzë, Kalaja thuhet se po has vështirësi ekonomike, pasi tashmë ish-burri i saj Çili paguan vetëm 120 mijë lekë të vjetra pension ushqimor për vogëlushen e tyre.

Të njëjtat burime pranë çiftit kanë treguar për “Bluetooth” se vendimin për divorcin e dy këngëtarëve e ka marrë vajza e tyre, e cila duke parë situatën në shtëpi, u ka kërkuar që t’i japin fund. “Ndoshta Suela nuk do ta kishte marrë vetë guximin, por u prek nga vajza”, thonë burimet për “Bluetooth”. Sidoqoftë, tashmë gjithçka ka mbaruar dhe dy këngëtarët po vazhdojnë jetët e tyre të ndarë. Suela Kalaja i është përkushtuar rritjes së vajzës së saj, ndërsa Saimir Çili është fokusuar tek puna.

Saimir Çili nxjerr në shitje shtëpinë

Pas ndarjes, çifti Saimir Çili dhe Suela Kalaja do të bëjnë edhe ndarjen e pasurisë së përbashkët. Pavarësisht propozimit të Çilit të disa kohëve më parë, që edhe Suela me vajzën të jetonin në të njëjtën shtëpi, të cilën ta modifikonin me dy hyrje të ndryshme, duket se bashkëjetesa mes tyre ka qenë e pamundur. Kështu, Çili ka vendosur të shesë shtëpinë. Këngëtari ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale, se apartamenti i tyre, pranë Ambasadës Amerikane është në shitje. “Shitet shtëpi banimi e përshtatshme dhe për zyra. Kati i parë banimi 124 m2, 2+1, dy banja, dy ballkone”, shkruan kantautori në faqen e tij të “Facebook”. Nuk është e qartë nëse vendimi për shitjen e shtëpisë është i përbashkët, apo një iniciativë e vetë Çilit, megjithatë fakt është që Kalaja jeton në një apartament me qira, larg ish-bashkëshortit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.