AKTUALITET

Ilir Meta: Kam vendosur të jap dorëheqjen nga kryetar i LSI-së

13:48 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas zgjedhjes si President i Shqipërisë, Ilir Meta ka deklaruar se do të japë dorëheqjen nga kryetar i LSI-së.

Dorëheqjen Meta tha se do ta japë mbrëmjen e sotme pas mbylljes së listave për deputetë.

Meta u shpreh se në KQZ do të jetë emri i Petrit Vasilit si kryetar i LSI-së, si zv/kryetar që është.

Pjesë nga fjala e Ilir Metës:

Dua të falënderoj opozitën për bashkëpunim që kemi pasur gjatë kësaj periudhe në krye të Kuvendit të Shqipërisë dhe ta mirëkuptojmë për mungesën e pjesëmarrjes, që nuk do të ndikojë tek unë në të ardhmen por do të forcojë bashkëpunimin politik.

Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë Presidentin Nishani për telefonatën e tij dhe mesazhin e menjëhershëm dhe dua të shpreh konsideratën time më të lartë.

Jam këtu fare thjesht për t’ju dhënë përgjigje pyetjeve për të cilat dje isha fare i papërgatitur.

Pas konsultimeve me këshilltarët juridikë, edhe pse detyrimet e mia fillojnë pas betimti si President më 24 korrik, deri atëherë mund të vijoj me të gjitha angazhimet e mia politike dhe institucionale, ju bëj të ditur se do të jem kryetar i Kuvendit të Shqipërisë deri ën ditën e betimit si President i vendit. Do të jap dorëheqjen para këtij betimi për arsye të vetë lidhjes ndërmjet këtyre dy detyrave edhe në planin kushtetues edhe në planin institucional. Aq më tepër që javën e ardhshme do të jetë seanca e fundit plenare. 

Edhe pse do të vazhdoj të jem kryetar i LSI-së deri më 23 korrik, pas publikimit të listave të LSI-së për deputetë, do të heq dorë nga të gjitha funksionet drejtuese të LSI. Po kështu, në listën e partive që do të publikohen nga KQZ-ja për qytetarët shqiptarë, tek LSI nuk do të jetë emri i Ilir Metës, por i Petrit Vasilit, që sipas statutit të LSI merr drejtimin e kësja force politike dhe do të shprehet edhe LSI-ja në javët në vijim.

Mendoj që nga ana etike dhe morale duke pasur në konsideratë situatën aktuale nuk është detyra dhe obligimi im që të bëj premtime në emër të LSI-së, meqenëse në 24 korrik unë do të betohem si President i vendit për 5 vitet në vazhdim, kështu që do të jetë detyra e z. Vasili për të shpalosur programin e LSI-së.

Po kështu, nga dita e sotme unë shkarkohem nga çdo lloj raporti partiak me PS-në si koalicion, pasi të gjitha i kalojnë z.Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.