POLITIKË

Meta: Ja kur do të takohem me Bashën, opozita të marrë pjesë në zgjedhje

11:02 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryeparlamentari Ilir Meta, presidenti i ri i vendit ka theksuar edhe njëherë sot se e rëndësishme është që opozita të marrë pjesë në zgjedhje dhe që në vend të krijohet klima konstruktive dhe e mirëbesimit për të cilën ka nevojë vendi.

“Shpresoj të realizohet një marrëveshje e mundshme do të bëj çdo gjë në këtë drejtim, por nuk jam president, aktualisht është Nishani. Unë do të bashkëpunoj me të dhe çdo faktor tjetër, do të përpiqem duke nisur nga nesër kur të mos kem asnjë detyrim si kreu i LSI, të takohem me Bashën në çdo moment, por njëkohësisht do përpiqem të bashkëpunoj me nishanin, edhe me ish presidentët e vendit për shkak të përvojës që kanë për të kërkuar kontributin e të gjithëve për klime mirëbesimi”-tha Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.