AKTUALITET

Tre vjedhje në pak ditë, arrestohet 26-vjeçari nga Durrës i shpalluri në kërkim

10:44 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një 35 vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për  grabitje në banesa dhe dyqane në qytetin e Durrësit.

Afrim Idic akuzohet për 3 vjedhje të ndodhura brenda pak ditësh ai  akuzohet për vjedhjet e kryera më 11 dhe 28 prill, në lokale dhe banesa, ku ka mundur të grabisë para dhe mjete elektroshtëpiake.

1.Më datë 11.04.2017, në lagjen Nr. 11 dyshohet se ka vjedhur 5 000  lekë në lokalin, Internet – kafe  më pronësi të shtetasit F.I. 26 vjeç, banues në Durrës.

2.Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr.13, Plazh dyshohet se ka vjedhur 1 000 lekë më banesën e shtetases M.B. 63 vjeçe.

3.Më datë 28.04.2017, në lagjen Nr. 14,  dyshohet se ka vjedhur një aparat telefoni celular në banesën e shtetases V.K. 46 vjeçe.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Vjedhja” në bashkëpunim parashikuar në nenin 134/ 2 të Kodit Penal.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.