Tech

Video/ Dhuna në Maqedoni, “Pse s’na sollët kokat e deputetëve” zbardhen bisedat e huliganëve

11:18 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dalin të tjera video e dëshmi nga dhuna barbare mbi deputetët në Kuvendin e Maqedonisë dy ditë më parë . Pritje me brohoritje e personave të maskuar që rrahën brutalisht deputetët e LSDM dhe kreun e LR-PDSH, Ziadin Sela.

Njëri nga përkrahësit e tyre i bëri thirrje huliganëve që përse nuk sollën kokat e tyre, duke mos saktësuar se për kë e kishte, shkruan INA.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë publike se pas ngjarjeve të djeshme dhe trazirave 83 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalet e Shkupit, nga të cilët 54 qytetarë, 25 policë dhe 3 deputetë e një gazetar.

Shumica e të lënduarve janë lëshuar nga spitalet, ndërkaq disa dhjetëra janë mbajtur për shërim, për shkak të lëndimeve më serioze.

Ministria bëri me dije se janë arrestuar 8 persona të cilët kanë ushtruar dhunë në Parlamentin e Maqedonisë dhe ata po mbahen në stacion policor.

Ministri i Punëve të brendshme i Maqedonisë, Agim Nuhiu, tha se një pjesë e strukturave udhëheqëse të dikasterit të policisë nuk e kanë kryer punën si duhet dhe për këtë duhet të bartin përgjegjësi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.