AKTUALITET

Video/Vihet në pranga 20-vjeçari nga Vlora, ju gjetën 37 kg drogë në dhomën e fjetjes

10:23 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Finalizohet me sukses nga Policia operacioni antidroge i koduar “BEDROOM” , ndërkohe që është kapur ne flagrancë pronari i banesës shtetasi  Bledar Grabovaj, 20 vjeç, banues në Vlorë dhe është shpallur ne kërkim bashkëpunëtori.

Në banesën e këtij shtetasi janë sekuestruar 37 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva

Lënda narkotike u gjet e fshehur në dhomën e fjetjes së banesës në fjalë, e ndarë nëpër thasë sintetikë dhe të mbështjella me qese plastike.

Nga hetimet e kryera, Policia ka konstatuar se në këtë ngjarje dyshohet se është i përfshirë shtetasi:

N.G., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.