Kryesore

Zbulohen emrat PS-LSI/ Dorëzohen sot në KQZ listat e kandidatëve për deputetë

08:18 - 29.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Darina TANUSHI

 

Kryesia e LSI-së nisi mbrëmë diskutimin për mbylljen e listës së kandidatëve për deputetë në 12 qarqet e vendit, për ta dorëzuar atë brenda ditës së sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Menjëherë pas zgjedhjes nga Parlamenti si President i Republikës, kreu i LSI-së, Ilir Meta ka nxituar në selinë e partisë për të mbyllur edhe listën e deputetëve. Para fillimit të mbledhjes së kryesisë, ai është takuar me dy bashkëpunëtorët e tij, Luan Ramën e Petrit Vasilin. Ashtu siç e deklaroi edhe vetë kreu i LSI-së, tashmë atë do ta zëvendësojë në këtë pozicion Petrit Vasili, i cili ishte më i votuari nga Komiteti Drejtues. Vasili do të jetë kryetar i LSI-së për të çuar deri në fund mandatin që Meta e mori pak muaj më parë. Ndërkohë, burime nga mbledhja e kryesisë, e cila do të përfundojë sot listën me të gjithë emrat e kandidatëve të saj për deputetë, rreth 90% e deputetëve aktualë të LSI-së janë rikonfirmuar për të qenë sërish pjesë e listave dhe për të garuar në zgjedhjet e 18 qershorit. Do të jetë vetë Meta, që do ta udhëheqë LSI-në deri në zgjedhje, pasi mandatin e ri si president, ai do ta marrë më 24 korrik dhe ligji nuk e ndalon deri në këtë datë. Në Tiranë listën do ta kryesojë Klajda Gjosha e pas saj do të jetë Luan Rama. Në listën e Tiranës mësohet se është futur edhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, një nga zërat më kritikë të LSI-së për qeverinë. Kandidati i parë i PS-së, në Tiranë mësohet të jetë ish-ministri Saimir Tahiri. Në Elbasan listën e kryeson vetë Monika Kryemadhi, e cila e konfirmoi këtë edhe pas daljes nga seanca zgjedhore për presidentin. Po në Elbasan, i dyti në listë do të jetë edhe ish-ministri Edmond Haxhinasto. Ndërkohë që PS tashmë e ka të konfirmuar që të parin e listës në këtë qark do të ketë Taulant Ballën dhe të dytën ministren Mimi Kodheli. Në Durrës do të jetë ministri Lefter Koka. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti do të jetë kandidat në Korçë e pas tij, nënkryetarja e bashkisë, Brunilda Paskali. PS në Korçë e kryeson listën me Niko Peleshin. PS nga ana e saj në Shkodër ka vendosur të parin në listë Ditmir Bushatin. LSI i ka besuar Agron Çelës si i pari i listës dhe të dytit Dritan Yllit. Ndërkohë që në Lezhë, do të jetë Viktor Tusha e Gjovalin Kadeli. Në Dibër mësohet se do të jetë sërish deputeti Përparim Spahiu i pari i listës, ndërsa në Vlorë kryetari i komitetit drejtues të LSI-së, Shezai Rrokaj së bashku me ministrin e Transporteve, Sokol Dervishaj. Në Vorë PS ka vetë Edi Ramën e Damian Gjiknurin, ndërkohë vetë Petrit Vasili duket se ka vendosur të shkojë në Fier. Ndërsa në Gjirokastër në këto zgjedhje do të jetë sërish Vangjel Tavo i pari në listë, ndërsa PS ia ka besuar ish-ministrit Bledi Çuçi. Ndërkaq, PS ka vendosur që të përfundojë sot listën me emrat për deputetë në një mbledhje kryesie pasdite vonë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.