Kryesore

Basha: Një kryetari opozite iu ofrua nga njerëz afër qeverisë  500 mijë euro, por…

12:53 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i PD-së, Lulzim Basha nga çadra e protestës denoncoi se mbrëmjen e djeshme, një kryetari partie të opozitës i janë ofruar 500 mijë euro për të hyrë në zgjedhje, para këto të ofruara nga njerëz afër qeverisë.

“Ju duhet ta dini se republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës ofroi shumë të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar.

500 mijë euro i’u ofrua vetëm një kryetari partie për t’u shkëputur nga opozita dhe nga ky vendim popullor, dhe për t’iu bashkua pazarit të ndyrë. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve të tjerë. Ata thanë jo, askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Ramës e Metës me shokë. Arsyeja kryesore që ata dhanë para sekserve të ndyrë: Këto para nuk janë tuajat, por të shqiptarëve të papunë”.

Basha sulmon Topin dhe Blushin

“Ben Blushër, Bamir Topër kanë gëlltitur çorbën e prishur. FRD është kthyer në OSHEE. Ky institucion dhënë firmat për tu regjistruar si parti mbrëmë. Ben Blushi është fasada e një pseudo opozite, makijazh për surratin e pamakiazhueshëm të republikës së vjetër. Kjo është hera e parë dhe e fundit që unë merrem me ta. Këshilla ime është që ju ti varrosni në harresën dhe indiferencën totale të një shoqërie”, theksoi Basha.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.