Kryesore

Kërcënohet Mesila Doda: Imagjino se çfarë heqin shqiptarët e Iliridës nga kafshët…

15:22 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Mesila Doda, deputetja e PDIU-së, përmes një statusi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se i kanë ardhur në adresë të saj disa mesazhe në gjuhën maqedonase, ku është kërcënuar dhe ofenduar.

Doda ka theksuar se sa herë ka folur për çështjen e shqiptarëve të Iliridës, është kërcënuar.

Ajo ka shkruar: “Kur këto guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit të tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptarët e Iliridës atje nga kafshë mbushur me urrejtje dhe dhunë”.

Ja statusi i plotë

Te dashur miq! Kam marrë dhjetëra mesazhe kërcënimi e sharjesh të padëgjuara më parë në adresën time sa herë kam folur për çështjen e shqiptarëve të Iliridës. Po sjell përpara jush vetëm disa prej tyre që janë në anglisht, sepse ka me qindra në gjuhën e maqedonasve dhe këtë po e bëj për një arsye të vetme.
Kur këto guxojnë të kërcënojnë një deputete shqiptare qindra kilometra larg shtetit të tyre, mendoni se çfarë presioni dhe dhune janë të detyruar të durojnë shqiptarët e Iliridës atje nga kafshë mbushur me urrejtje dhe dhunë.
Sa për dijeninë tuaj shprehje të tilla dhune ekstreme nuk bëjnë asgjë tjetër përveçse më bindin në drejtesinë e kauzës së shqiptarëve të Iliridës.
#gjithe_shqiptaret_bashke

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Znj.Doda me gjithe respektin per karizmen tende politike nje keshille.Personalitet politike shqiptare ne Maqedoni kane nevoje per mbeshtetje reale dhe kjo realizohet ne nje Shqiperi Demokratike e jo Enveriste sic eshte kthyer Shqiperia sot. Per fat te keq ne aleance me pushtetin e krimit eshte rreshtuar me gjoksin perpara dhe Partia e Cameve ku tani pjese e se ciles je dhe ti.Luftoni me te drejten e Zotit per Camerine dhe mjaft ne krah te Liderit te Ballkanit Rama se Llafet jane lehte te artikulohen po veshtire te kontrrollohen.Me shume pune e me pak “lider” per rajonin.Rregulloni punet ne kasollen tone dhe pastaj…Rrofte partia Came Komuniste me Mesilen “Balliste” Ha ha ha

    Përgjigju ↓