Kryesore

Rama: Skuadra e re e PS ka përballë një opozitë të konsumuar, Basha po e asgjëson

18:16 - 30.04.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




E ka bërë “pushim” komunikimin javor nga Facebook kryeministri Rama këtë të dielë, duke u mjaftuar me një status ku përsërit edhe njëherë ftesën për opozitën. Ndër të tjera kreu i qeverisë ka bërë me dije se lista e kandidatëve për deputet është një listë me forca të ripërtërira. I bindur se kryetari i PD-së do të kthehet nga vendimi o marrë, Rama shprehet se Lulzim Basha çdo gjë që merr në dorë, bën një dëm të madh.

Statusi i plotë

SHËNIMI I DITËS

(në vend të Komunikimit të Javës)

Mbrëmë kemi regjistruar skuadrën e re përfaqësuese të Partisë Socialiste. Jemi plotësisht gati të nisim finalen e madhe të këtij mandati dhe hapim një kapitull të ri për Shqipërinë që duam. Me forca të ripërtërira. Me më shumë eksperiencë. Më shumë gjak të ri. Me vendosmëri ende më të madhe se katër vjet më parë.

Por ndryshe nga katër vjet më parë, kemi përballë jo një qeveri të diskredituar, po një opozitë të konsumuar. Të njëjtët njerëz që e çuan Shqipërinë në rrugën e rrënimit, po e çojnë Partinë Demokratike në rrugën e asgjesimit.

Unë vazhdoj ta kem thuajse bindje se Partia Demokratike do të ndalet mu në buzë të humnerës dhe do të kthehet për të hyrë në zgjedhje. Kudo ku ka marrë një gjë në dorë, Lulëzim Basha ka bërë një dëm të madh dhe kjo është e vetmja arsye që ma bën bindjen të paplotë.

Sot do të doja ta shpjegoja këtë gjatë Komunikimit Javor, por vendosa të mos e bëj. Dua ta lë Lulëzim Bashën të qetë në këto 48 orë të fundit, të cilat vendosin nëse Partia Demokratike do të marrë kthesën e shpëtimit apo do të tretet në humnerën e vetëshkatërrimit.

Mbetem natyrisht i gatshëm ta pres kryetarin e PD-së në çdo moment, për të negociuar rikthimin e partisë së tij në fushën e betejës demokratike të 18 qershorit. Përndryshe Partia Demokratike kështu siç e njohim, do të jetë më shpejt se vonë një kujtim i së kaluarës.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Hipokrit e keqpordorues i Llapes edhe sot Ramadani na paraqitet me nje brenge.Dhe brenga eshte:Ekipit te Ri, patjeter Enverist, (te shndruar sapo e vodhi Rama PS-ne)fatkeqsisht ka nje PD (Gabohesh mashtrues PD-ja nuk eshte Basha)anti Enveriste qe kurre nuk do shuhet megjith luften e bijve komuniste.Qurravitet Ducja se me demek i vinka keq per PD-ne.Mashtrim.Frika ta ka vjedhur gjumin.Nuk ka me keq.Gjithe cke gatuar per te tjeret vete do ta hash.

    Përgjigju ↓