Tech

Brixhida Kokëdhima këshillon Monika Kryemadhin për “Zonjën e Parë”

16:55 - 01.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Brixhida Kokëdhima në rrjetet e saj sociale ka postuar një koment duke analizuar pse Shqipërisë i duhet Zonja e Parë si institucion. Nëpërmjet shkrimit, bashkëshortja e ish-deputetit Koço Kokëdhima, ka thënë se është më mirë të promovohet figura e Zonjës së Parë përkrah Presidentit, sesa shpenzohen gjithë ato para për publicitetin e vendit.

Ky shkrim vjen si një këshillë për Monika Kryemadhin, e cila ditën e premte kur Meta u zgjodh President, u shpreh se Shqipëria nuk ka Zonjë të Parë dhe se do të vijonte punën e saj si deputete.

Statusi i plotë

Shqipëria duhet ta ketë institucion Zonjën e Parë! Shqipëria nuk e ka institucion Zonjën e Parë! A duhet ta kishte? Presidenti i Shqipërisë këto 3 vitet e fundit ka humbur kompetenca që më parë i ka pasur. Një President i dobësuar si institucion, siç është sot, e ka absolutisht të pajustifikuar Zonjën e Parë si institucion, me kompetenca, detyra dhe financime, megjithatë, unë mendoj që Zonja e Parë duhet të bëhet institucion për disa arsye:

Presidenti është simbol i bashkimit dhe unitetit të popullit. Në gjithë aktivitetin e tij, ai duhet ta përcjelli këtë vetë, përmes vendimmarrjes, shfaqjes publike, aktivitetit të tij dhe aktivitetit si çift.

Zonja është tepër e rëndësishme për një zotëri, qoftë ky Presidenti. Zonja është gjithmonë aty , pranë tij, rreth tij, një hap larg tij. Ajo duhet ta ndihmojë Atë të përcjellin së bashku frymën e bashkimit kombëtar, të respektojë çdo shqiptar, të fitojë zemrat e çdo shqiptari dhe të përcjelli butësinë, fisnikërinë, delikatesën, mirësinë dhe tharmin e bashkimit të familjes e kombit dhe këto nuk janë pak!

Sa harxhohen lekë për reklama, aktivitete shpesh pa impakt, le të harxhojmë pak para e ta ngremë këtë institucion që të kemi një President më të mirë, një familje presidenciale dhe një grua në shërbim të kombit!


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.