Kryesore

Strategjia/ Partitë e vogla tërhiqen nga gara, të gjitha votat do të shkojnë për PS

17:24 - 04.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Partia Demokratike dhe aleatët e saj mesa duket, nuk janë të vetmit që nuk shkojnë në zgjedhje. Nga burime të PS thuhet se edhe partitë e vogla, aleate të PS, kanë vendosur të tërhiqen në garën elektorale të 18 qershorit. Kjo çon automatikisht që PS të përfitojë dhe mandatet e tyre elektorale. Lajmin në fillim e ka dhënë Petro Koçi, kreu i PSV ’91.

“Kur subjektet rregjistrohen secila vetmas atëherë vota duhet të përqëndrohet tek subjekti kryesor që të fitohet e drejta e kryeministrit. Nisur nga kjo logjikë çdo votë për PSV’91 do të përqëndrohet te PPSH”-është shprehur Koçi jo më larg se dje. Pas PSV 91, një tjetër parti mbështetëse e Ramës u tërhoq nga gara. Bëhet fjalë për Partinë e Unitetit Kombëtar.

“Në rrethanat e krijuara nga PD pas pamundësisë së rregjistrimit të koalicioneve parazgjedhore pjesëmarrja e Partisë së Unitetit Kombëtar si dhe e partive të tjera aleate të së majtës socialiste në zgjedhjet e 18 qershorit, dëmton rezultatin elektoral të forcës së parë politike, PPSH, sepse votat që marrim ne, ikin dëm dhe nuk i shkojnë aleates sonë të madhe që do qeverisë me devotshmëri dhe përkushtim Shqipërinë e sotme. Nisur nga kjo logjikë, çdo votë për Partinë e Unitetit Kombëtar, e cila në zgjedhjet e fundit të qershorit 2015, mori 11.200 vota, duhet t’i jepen PPSH së kryeministrit Edi Rama”-tha Idajet Beqiri.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.