AKTUALITET

“Qoftë edhe një person të protestojë, vlen”, kryetari i grupimit “Dhjetor 90” për Panorama TV: Në 3 mars gjykata duhet t’u kthejë “vulën” demokratëve

17:26 - 18.02.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i grupimit “Dhjetor 90”, Ajet Ramçaj, është shprehur se gjykata më 3 mars duhet të vendos në favor të shumicës së demokratëve, duke u’a dhënë atyre “vulën”.




Komentet Ramçaj i bëri në një intervistë për Panorama TV, ku tha se “grupi i Alibeajt” kanë të drejtë të krijojnë fraksione brenda PD-së, sipas vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Ai shtoi gjithashtu se protestat në Shqipëri janë të domosdoshme dhe sipas tij, mjafton që edhe vetëm një person të protestojë, i shërben vendit.

“Themi të ndihmojmë edhe Partinë Demokratike dhe të tërheqim edhe njerëz që nuk janë votues të PD-së. Protestat duhen gjithmonë edhe duke qenë në kushte normale, jo më në këto kushte që janë shqiptarët. Është një 10-vjeçar shumë i keq. Protestat duhen dhe njerëzit duhet të angazhohen gjithnjë e më shumë.

Nuk ecet me me këtë qeveri. Ne studentat e dhjetorit kemi përmbysë disa qeveri. Sot është data që jemi futur edhe në grevë urie për të përmbysur edhe monumentin e Enver Hoxhës. Rrëzohen qeveritë, janë rrëzuar dy qeveri Nano. Rrethanat gjithmonë i përgatit koha, rrethanat janë të pjekura për të marrë pjesë njerëzit në protestë.

Ka rrezik që njerëzit të lodhen, megjithatë nuk ka nevoje që të ketë pjesëmarrje masive para Parlamentit. Qoftë edhe një njeri tek të protestojë, vlen. Sigurisht do të marrë pjesë në protestën e 3 marsit. Gjykata nuk besoj se do të japë vendim ndryshe, veçse vula t’u kthehet demokratëve.

Atyre që janë shumicë, se demokratë janë edhe të tjerët. Kuvendi i 11 dhjetorit i ka dhënë të drejtë të krijojë fraksione grupimi tjetër, jo të mbajnë vulën në xhep”, është shprehur Ramçaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.