Kryesore

Foto/ Basha i tregon krahun Henri Çilit: Këtë do të marrësh me Republikën e Re!

14:00 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kreu i opozitës Lulzim Basha u shpreh se që në ditët e para të ardhjes në pushtet do të zhbëjë ligjin për arsimin e lartë. Ai tha se këtë ligj do ta bëjnë njerëzit më të mirë në fushën e arsimit.

Kreu i opozitës nuk ngurroi as të bënte një paralajmërim për Henri Çilin duke e paralajmëruar se në Republikn e re duhet të përballet me konkurrimin.

‘’Që ditën e parë që do të vijmë në pushtet ne do të zhbëjmë ligjin për arsimin e lartë. Ligji i ri do të shkruhet nga kollosët dhe akademikët në vend.

Edhe Henri dhe shokët e tij do kënë një vend në Republikën e Re. Jeni privat dhe nëse do keni mundësi konkurroni, nëse jo këtë do merrni (duke ngritur brrylin), u shpreh Basha.

Duhet thënë se Henri Çili që prej nisjes së protestës së opozitës është pozicionuar hapur kundër saj me disa shkrime të botuara në mediat që drejton vetë.

SULMI I BERISHES 

Pak javë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha “kërcënoi” Henri Çilin se kur të vijë Partia Demokratike, nuk do t’i njohë diplomat e universitetit të tij. Megjithëse nuk e përmendi me emër, Berisha tha se ai universitet i ngjan Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste të Nexhmije Hoxhës.

“Ti zotëri, e ke shndërruar universitetin në stok të organeve të krimit shtetëror. I them administratorit të këtij universiteti, të universitetit “Edvin Kristaq Rama”, do kesh pasoja shumë të rënda.

I bëj thirrje studentëve, tregojini vendin këtij sharlatani! I paralajmëroj se kur të vijë Partia Demokratike në pushtet, do t’i bëjë diplomat të pavlefshme”, tha Berisha duke folur në çadrën e opozitës përballë kryeministrisë.

GSH.al

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.