POLITIKË

Kryemadhi “nuk kursen” as PS: Shkaktare për krizën politike, dy partitë e vjetra

21:30 - 08.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka komentuar krizën politike si dhe protestën e opozitës. Sipas deputetes së LSI-së, kërkesat e Bashës janë ultimatume. Më tej numri dy i LSI-së ka thënë se Edi Rama është kryeministër i zgjedhur nga populli dhe legjitim.

“Mua më duket qesharake. Dhe unë them që Basha të ikë nga PD dhe të vijë Sali Berisha, se unë s’hyj në zgjedhje. Edi Rama dhe Ilir Meta u votuan për të qeverisur në 21013-­ën deri në qershor 2017. Basha ka pasur në tryezë shumë propozime siç janë mandatet e LSI për të qeverisur. Këto janë argumentime që prodhojnë konflikt. Rama është kryeministri i vendit dhe i dalë nga një Parlament legjitim”, tha Kryemadhi.

A duhet ketë ketë zgjedhje në 18 qershor?

Po të flasësh me qytetarësh do dëgjosh dhimbje e trishtim. 18 qershori është një datë e dekretuar nga Presidenti, nga njëra anë kemi një qëndrim ultimativ dhe nga anë tjetër një qëndrim arrogant që unë s’ju pyes për asgjë. Shkaktare të kësaj situate janë dy partitë e vjetra. Të dyja palët duhet të lëshojnë në qëndrimet e tyre. Kemi një çadër prej 75 a 76 ditësh dhe nga ana tjetër një qeveri indiferente ndaj disa problematikave që qëndrojnë pra, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e 18 qershorit kanë një rëndësi shumë të madhe. Ne akoma diskutojmë çështjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme pas 27 vitesh tranzicion. Gjë që është shumë dëshpëruese. Demokracia është baza kryesore me të cilën zhvillohet e gjithë shoqëria.

Basha kërkon qeveri teknike, që Rama të lerë postin e kryeministrit, ju duket e arsyeshme?

Mua më duket qesharake. Dhe unë them që Basha të ikë nga PD dhe të vijë Sali Berisha, se unë s’hyj në zgjedhje. Edi Rama dhe Ilir Meta u votuan për të qeverisur në 21013­ën deri në qershor 2017. Basha ka pasur në tryezë shumë propozime siç janë mandatet e LSI për të qeverisur. Këto janë argumentime që prodhojnë konflikt. Rama është kryeministri i vendit dhe i dalë nga një Parlament legjitim.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. lsi parti qe vjen nga kozmosi nga planeti x 257il nga galaxia skrapadibro dhe shef qe ketu ne earth ka plasur lufta midis dy tiranosaurve dhe po behet gati te shpetoje krijesat egjora njerezore nga shpata prej iridumus-platinus te princeshes monikenda krye-lendja dhe prijesi iarte potus ilirikus jep udhezimet nga blloku i argjende me fije kerpi.por ne kemi cadren mor te verberit e galaxise.

    Përgjigju ↓