Media

ANSA: Komisioneri Han falenderon Kadarenë, mbrojti ambasadoren Vlahutin

15:46 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pasi bënë bujë, shkrimi i Kastriot Myftaraj dhe letra e hapur e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, një tjetër figurë ka reaguar ndaj sulmit që iu bë ambasadores së BE, Romana Vlahutin. Ai është komisioneri i BE-së, Johanes Han. Agjencia e lajmeve italiane ANSA, ka botuar një shkrim lidhur me këtë polemikë.

“Faleminderit të madhit Ismail Kadare për faktin që mbrojti ambasadoren e BE në Shqipëri, Romana Vlahutin. BE po punon shumë për të gjithë njerëzit në Shqipëri”. Këto janë fjalët që ka shkruar në Twitter komisioneri Europian për Zgjerim, Johanes Hahn, duke falënderuar shkrimtarin e njohur shqiptar për faktin që kishtë botuar një letër të hapur në mbrojtje të ambasadores, e sulmuar disa ditë më parë si “terroriste” nga një gazetar shqiptar.

“Ofendimi u publikua nga shtypi i vendit tim, dhe në një mënyrë apo një tjëtër, na bën të gjithë “, ka shkruar shkrimtari Kadare, “ do të doja t’ju kërkoja ndjesë në gjunjë për t’ju siguruar se mirënjohja për ju, është dhe do të ngelet e paprekur.” Gazetari Kastriot Myftaraj u arrestua për nxitje për dhunë pasi e kishte quajtur me emrin “terroriste” ambasadoren e BE. Ai u lirua të nesërmen.

ANSA


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Komisioneri Haan i dele krah Ismail Kadarese pse ky e mori ne mbrojtje ambasadoren kroate te BE Romana Vllahutin , e cila ishte sekretare e ish presidentit kroat Ivo Josipoviq dhe e cila kishte ne Kroaci disa afera te renda korruptive , por edhe pse ish presidenti kroat Josipoviq kurre nuk i nderpreu lidhjet e tije ” muzikore ” me filarmonine serbe, dhe se , jo rastesishte ai e dha driten jeshile qe Romana Vlahutin te emrohet nga Brukseli si ambasadore e BE ne Shqiperi , Dhe kjo tani me dele vetevehtiu ne shesh , nepermes ish presidentit kroat I.Josipoviq , por me diktat te Beogradit …Mifraraj mire kishte vepruar…duhet gjithkund demaskuar keta horra dhe langoje te mirepaguar te Beogradit, si ne Shqiperi , si ne Bruksel…!

    Përgjigju ↓