AKTUALITET

Vrasja e ish-komisarit Artan Cuku/ Policia zbulon ADN-në e autorit

15:27 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




 

Dorjana BEZAT

 

Policia ka mundur të grumbullojë disa prova shumë të vlefshme biologjike të cilat, që i kanë mundësuar edhe zbulimin e profilit gjenetik të AND-së së autorit të vrasjes së komisarit, Artan Cuku më 8 prill në Tiranë.

Profili gjenetik i zbuluar nga provat biologjike të gjetura në vendin e krimit, do të përdoret në hetime duke e krahasuar me profilet gjenetike të personave që po hetohen në 3 pistat kryesore ku është orientuar policia: vrasje për hakmarrje, për shkak të biznesit dhe për shkak të detyrës si drejtor policie në Vlorë.

Në vendngjarje policia ka grumbulluar edhe një numër të konsiderueshëm shenja gishtash, por këto nuk e kanë ndihmuar hetimin, pasi në hollin e pallatit ku ndodhi ngjarja, para policisë kishin qenë edhe të tjerë njerëz, të cilët kanë prekur dyert e ashensorit apo të derës së jashtme.

Paralelisht me provat e grumbulluara në vendngjarje policia po punon edhe me pamjet filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë. Këto pamje përveçse janë bërë publike në media po iu tregohen edhe të gjithë agjentëve kriminalistë të policisë dhe personave të cilët vuajnë dënimin me qëllim identifikimin e personit të shfaqur në video. BalkanWeb


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.