SPORT

Zbardhet biseda e videoskandalit: Ai tha sa të duan. Me toleru pak. Jo me bo penallti

10:32 - 11.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Një tentativë e dështuar për korrupsion te Partizani. Një video-skandal tregon se si një menaxher futbollistësh, i cili është i afërt me klubin e Kukësit, është munduar të joshë një futbollist të klubit të kuq, për të toleruar në ndeshjen direkte, atë që përfundoi 1-1 në “Selman Stërmasi”.

Ai ka telefonuar mesfushorin Emiliano Vila, duke i ofruar para në këmbim të tolerimit në fushën e lojës. Personi që dëgjohet duke folur me lojtarin dyshohet se është Drini Çaushi, i cili njihet për raportin e afërt me klubin verior, duke pasur bashkëpunim edhe në aspektin e menaxhimit, pasi aty ka çuar futbollistë si: Albi Alla, Simon Rrumbullaku dhe Elton Kale. Përpos kësaj, ai ka qenë edhe pjesë e stafit të Federatës në grumbullimet e talenteve shqiptarë në Greqi, për kombëtaren U-21.

Në video-skandalin, dëgjohet se si futbollistët e Partizanit e kanë regjistruar telefonatën, për të dekonspiruar këtë tentativë. Ai i kërkon Vilës në mënyrë direkte që të jetë tolerues në fushë, pikërisht në ndeshjen e rëndësishme për titullin kampion. Madje, i ofron edhe para, duke përmendur emrin e drejtorit të Kukësit, “Naimi” dhe presidentit të klubit verior “Safeti”. Ndër të tjera, ai mundohet ta bindë lojtarin edhe me faktin që sezonin e ardhshëm do e largojë nga klubi kryeqytetas, për t’i dhënë mundësinë që të luajë në Greqi me Korfuzin.

JA NJË PJESË E BISEDËS:

Menaxheri: O vllai, ti e di që unë të du fort. Ti nuk je më aty vitin tjetër. Do të marr unë këtu. Do lush me Korfuzin. Unë për ty e kam.

Vila: Ëhë…

Menaxheri: Kur ishim atë ditë në kafe, aty afër ishte edhe Naimi. Drejtori i Kukësit. Edhe ai foli me Safetin edhe ai tha sa të duan. A kupto. Me toleru pak. Jo me bo penallti, por kur të jetë topin në anësore, me e nxjerr jashtë. Me toleru pak. A kupto? Safeti është i fiksuar për ta marrë titullin sivjet. E do patjetër.

Vila: Hajt se flasim.

Menaxheri: Ti menoje ihere me qetsi dhe pastaj më thuj… Mos më jep përgjigje tani!

Vila: Ok, ok…

Menaxheri: Sepse vllai ti deri në fund të sezonit do të jesh aty, a kupto… se pastaj do ikësh…

Vila: Eee, po pra. Mirë hajt.

Menaxheri: Ki parasysh, se nuk dua të… thjesht tolerim, a kupto… nxirre topin jashtë e kshu gjojnash, e di vetë ti.

Vila: Hëm… ashtu ëëë…

Menaxheri: Nejse, menoje vetë edhe më thuj. Kur ta ndash mendjen më ço një mesazh. Domethënë kur të jesh vetëm, më ço një mesazh… kaq. Mirë?

Vila: Eeee… hajt se flasim. Hajt, hajt se flasim. /PanoramaSport

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Pse habiteni.Ky stan kete bylmet ka.Gaz Demi Bisnes leshi president i Partizanit, maloku polic me kaptinen si tape shishje Bosi Gjici na behet Ndertues, prefekt i Kuksit, sociadhist i rilindjes se Rames.( Nuk gjendet nje njeri me shkolle ne kete parti)President i Klubit te Kuksit (Vetem e Kuksit jo).Dhe si per ti vene kapak dheputeti me shallin qe i takon ne toke,burri ivogel Brace Dekllaron: Gjici eshte i paster por fajin e ka Manaxheri….

    Përgjigju ↓