BOTA

Thaçi: Serbia ka plan për ndarjen e Kosovës, por ai moment s’do të vijë kurrë

14:46 - 12.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit nuk është i lehtë. Ai ka shtuar se dialogu nuk ka alternativë, deri në njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës. Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë një interviste për të përjavshmen kroate “Nacional”.

“Unë e kam udhëhequr luftën për çlirim të Kosovës, por e kam udhëheq edhe dialogun për fqinjësi të mirë me Serbinë. Sepse, kjo është domosdoshmëri. Ne kemi punuar për normalizim dhe pajtim, i besoj se kjo mund të ndodhë me plotë vështirësi. Dialogu s’ka alternativë, deri në njohjen nga Serbia për shtetin e Kosovës. Por, të dialogosh me Serbinë nuk është e lehtë”, ka theksuar Thaçi, përcjell “Zeri.info”.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova e di që Serbia ka plan për ndarje të Kosovës, duke shtuar se ai moment për Serbinë nuk do të vijë.

“Kosova e di që Serbia ka plan për ndarje të Kosovës, dhe e pret momentin. Por, e theksoj përsëri kurrë ai moment për Serbinë nuk do të vijë. Prandaj, ka qenë fillimisht provokimi me tren. Një tren i dhuruar nga Rusia, me parulla “Kosova është Serbi”. Hapi tjetër ka qenë ndërtimi i murit, hapi tjetër futja e paramilitarëve në Veri të armatosur dhe me krijuar realitete të ndarjes së Kosovës. Por, e theksoj se është fat që falë vendosmërisë sonë treni është ndalë me dhjetëra kilometra larg kufirit me Kosovën”, ka thënë Thaçi.

Thaçi tutje ka thënë se Serbia nuk di të fitojë luftëra, sipas tij, di vetëm të fillojë po nuk di të fitojë.

“Por, kur flasim për luftëra, të gjithë e dimë se Serbia nuk din me fitu luftëra, din me fillu, por nuk din me fitu.  Edhe këto përpjekje i ka humbur në raport me Kosovën. Privatisht në të gjitha takimet që kam me lidershipin e Serbisë, ata pranojnë që Kosova është e pavarur, me të gjithë. Të gjithë e dijnë që Kosova do të hyjë në NATO dhe Bashkim Evropian, por secili këqyr si me nxjerrë fytyrën e vet”, ka thënë Thaçi.

 

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Serbija ka plane per gllaberitjen e Kosoves dhe Shqiperise dhe , sipas projekteve memorandumiane të shoveneve serb nga shekulli i kaluar dhe ketij shekulli ( Sanu 1 dhe Sanu 2 ) , ka plane edhe per shtrirjen e saje ne Shqiperi dhe daljen ne Detin Adriatik , i nderuar z.president Thaci
    Deri sa nuk mbaron ky projekt i madh i krijimit të Serbise se Madhe , Serbija nuk do të ndalet… me llafe e deklarata kundershtuese hiq se hiq bile , do ndodhe e kunderra , sa ma shume zyrtar të Kosoves dhe Shqipërisë do ti denojne dhe kundershtojne deklaratat hegjemoniste të zyrtareve serb, aq me shume atyre do tu shtohen apetitet per ti ashpersuar deklaratat e tyre idioteske sepse , ne projektet e paraardheseve të tyre serb pjese e rendesishme jane edhe provokimet nepermes shpifjeve e genjeshtrave por , edhe gjuajtja ne pika të dobeta të shqiptareve sikur jane ne vazhdimesi , ndarja e Kosoves sepse , eshte Kosova arsyeja qe e pengoi daljen e saje ne det…eshte Kosova ajo qe i mbeti Serbise asht ne fyt , e qe me kete fakt. Ajo nuk u pajtua dhe as mund të pajtohet kurre…!

    Përgjigju ↓