BOTA

Mediat serbe: Vuçiç dhe Putin diskutojnë për një “Shqipëri të Madhe”?

18:13 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Për një “Shqipëri të Madhe”, kjo ka qenë tema e bisedës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç dhe Presidentit rus Vladimir Putin. Ata u takuan në Pekin dhe folën për situatën politike në rajon, sipas të përditshmes serbe “Vecernje Novosti”.

E përditshmja citon burime të paidentifikuara të cilët thanë se Putin dhe Vuçiç gjatë një darke të organizuar nga presidenti kinez Xi Jinping, “i konsideruan deklaratat gjithnjë e në rritje që vinin nga përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Ballkan, si kërcënuese” dhe “shprehën shqetësimin e tyre duke vlerësuar se keto retorika përfaqësojne një potencial për konflikt”.

Kryeministri serb theksoi per mediat serbe pas takimeve te zhvilluara dhe me krerë të ështetesh të pranishëm në samit se Serbia po bën gjithçka për të qëndruar larg provokimeve dhe për të garantuar stabilitetin e rajonit.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Mjere ajo ” Shqiperi e Madhe ” e cila paska dale si teme diskutimi mese Presidenteve Putin dhe Vuciq ne Pekin të Kines ku , sipas gjitha gjasave eshte implikuar edhe ndonji kinez..!
    Shqiperia Nornale ,si e ka dhene Zoti dhe si ka qene , s mund ta krijojne ata qe bene q mose per ta zhduk ate nga faqja e dheut.
    Shqipërine e ka marre ne dore Amerika dhe as Vuciqi , as Putini s kane pune me Shqiperine …ne ti shkojme ata Serbine dhe Rusine e tyre dhe nuk ka nevoje të hargjojne energjit e tyre se koti, do të ishte me mire se , ashtu ashtu , si pyet kush…!

    Përgjigju ↓