Kryesore

“S’e marr as për magaziniere”, Ademi i përgjigjet Ramës: Je bërë për t’u tallur

19:31 - 15.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas mitingut të kryeministrit me të rinjtë që votojnë për herë të parë në Shkodër, ka reaguar kryebashkiakja e Shkodrës. “Më thanë që Voltana më ka përmendur, por ta dijë se unë atë s’e marr as për magaziniere. Ajo e merr besimin e njerëzve duke vazhduar të flasë për fantazmën e komunizmit”, deklaroi Rama pasditen e sotme nga Shkodra. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Voltana Ademit. Nëpërmjet një statusi në Facebook, Ademi ka thënë se nëse është dikush për tu tallur, ai është vetëm Edi Rama.

Statusi i Voltana Ademit

Edi Rama sulmon Bashkinë Shkodër e thotë me vete:

“Si ka mundesi!!!! Unë i bllokoj çdo gjë e keto çdo ditë po vazhdojnë të ndërtojnë e zbatojnë projekte!!!”

Në fakt, nëse ka një njeri që është tallur e po tallet me Shkodrën është Rama!

Shikoni kete video…

Tallje e Rames është kur thotë që bëme “Marubin”, e që në fakt e beri qeveria Berisha, por shiritin e preu Rama…

E sa per liqenin e Shkodrës është projekti ynë, ëndrra që po realizojmë për të gjithë shkodranët.

Edhe pse sot në Shkodër solle autobuzë me turista nga Puka, Lezha e Kopliku, prapseprap, si pasojë e kesaj tallje, sot takimi te deshtoi!

Edhe pse ti kryemistër mashtron për gjithcka që flet dhe e urren Shkodrën, të premtoj se Shkodra historikisht êshtë drejtuar e do të drejtohet nga demokratët e njerëzit e lirë!

ÇFARE THA EDI RAMA

“Më thanë që Voltana më ka përmendur, por ta dijë se unë atë s’e marr as për magaziniere. Ajo e merr besimin e njerëzve duke vazhduar të flasë për fantazmën e komunizmit”, deklaroi Rama. Kryeministri foli në 10 minutat e para të fjalimit vetëm për kryetaren e bashkisë së Shkodrës.

Më herët, eskorta e tij u bë pjesë e një incidenti në hyrje të qytetit.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike i kanë ndërprerë rrugën për pak momente eskortës që shoqëronte kryeministrin Edi Rama. Me pankarta në duar ata kanë thirrur “Rama ik” por me ndërhyrjen e Gardës dhe të policisë gjithçka është normalizuar dhe eskorta ka vijuar rrugën.

Po sot, ngritja e një tende në mes të qytetit që do të shërbente për pritjen e kryeministrit Edi Rama sot me të rinjtë, në takimin e planifikuar me votuesit e herës së parë, është bërë shkak për një përplasje mes policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake në qytetin e Shkodrës.

Përfaqësuesit e PS-se kanë vendosur të ngrenë tendën për aktivitetin e pasdites, por një gjë të tille e ka konsideruar të paligjshme policia bashkiake, e cila ka ndërhyrë menjëherë.

Në vend ka pasur përplasje mes dy policive, çka duket edhe në fotot. Që në mëngjes, Kryeministri i Shqipërisë njoftoi se do të jetë sot në Shkodër, për inaugurimin e repartit të reanimacionit dhe më pas, për takimin e radhës, me të rinjtë e herës së parë.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.