Speciale

Foto/ Ekstremistët grekë heqin flamurin shqiptar në Delvinë e vendosin atë grek, ndër ta ishte dhe…

18:58 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë detyruan nxënësit dhe hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të aneksimit të jugut të Shqipërisë. Ngjarja ka ndodhur të dielën në fshatin Kranë të Delvinës.

Denoncimi vjen nga studiuesi Arben Llalla, ku nëpërmjet rrjetit “Facebook” ka publikuar edhe fotot e rastit të fjalë. Ai shkruan se pjesë e personave që ngritën flamurin grek ishte edhe poeti dhe shkrimtari i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo.

Sipas studiuesit Llalla, aktiviteti ishte bërë për të kujtuar terroristin grek Thimio Lolis i cili ka kryer masakra në jugun e Shqipërisë.

Statusi i Arben Llallës

“Të dielën në fshatin Kranë të Delvinës përfaqësues të organizatave ekstremiste-terroriste të Greqisë si Agimi i Artë, SFEVA, PSIVA, ES1914, në shoqërinë e poetit dhe shkrimtarit i dënuar në vitin 1994 për terrorizëm Vangjel Papakristo dhe të mësueses Marina Kaisi e cila detyrojë nxënësit e saj dhe hoqën flamurin shqiptar duke vendosur flamurin e Greqisë dhe të Aneksimit të jugut të Shqipërisë. Ata përkujtuan terroristin grek Thimio Lolis i cili në vitin 1914 kreu masakra në jugun e Shqipërisë, dhe më 1944 mori pjesë me Zervën në masakrat në Çamëri.

Të dielën ka shoqëruar në brezin kufitar rreth 20 paraushtarak ekstremistë grekë. Çfarë po ndodh në Jugun e Shqipërisë?”, shkruan Llalla.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. z. Llalla, je shume i informuar dhe mbi kete baze po jep kontribut te vlefshem per rishikimin e qendrimeve greko-shqiptare. Duke informuar per te vertetat, ju realizoni pavlefshmerine e shpifjeve, mashtrimeve, kamuflimeve te bera nga segmente te caktuara shteterore dhe organizatave nazifqshiste ne greqi dhe te shtriras ne forma te ndryshme edhe kendej kufirit. Ju falenderojme per informimet e bazuara dhe nese jeni ne dijeni do te donim te dinim nese ekziston nje organizate e tille e quajtur “ENVI”? Po e lexuat kete koment jeni i lutur te na informoni, sepse keshtu kemi degjuar. Drakula pan

    Përgjigju ↓