Kryesore

Shoqërohen mjekët e spitalit privat, loton në polici doktori që kreu operacionin. Ja dëshmia e prindërve

15:09 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Vdekja 16-vjeçares pas një operacioni në gju ka tronditur familjarët e saj, por jo vetëm. Pjesëmarrësja në Gjeniun e Vogël 6, Blerta Pepa humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas një operacioni për meniskun e këmbës. Kur pritën që 16-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë, çka bëri më pas të ndërronte jetë.

Fill pas ngjarjes, 53-vjeçari T.Zh., 53 vjeç, anestezisti që e asistoi ka tentuar vetëvrasje dhe mësohet se është në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë që përveç dy mjekëve që i bënë operacionin, burime të GSH.al kanë bërë të ditur se në polici janë shoqëruar edhe mjekë të tjerë të spitalit privat “Continental”, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asnjëri nga dy mjekët që kryen operacionin nuk kanë folur në polici, pasi burime për GSH.al theksojnë se ata janë në gjendje shumë të rëndë. Ndërsa personat e tjerë kanë pretenduar se nuk ka qene turni i tyre në momentin që është kryer operacioni. Madje njëri prej mjekëve, që kreu operacionin ka lotuar ne polici.

Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte. GSH.al sjell dëshminë e prindërve dhënë në Polici, ku kanë bërë të ditur se në momentin e parë që kanë shkuar në spital, mjekët e kanë neglizhuar me pretendimin se ka pasur ndrydhje ose krisje të lehtë. “Nuk i kanë bërë kontroll që në fillim. Në operacion e kanë futur, kur gjuri i kishte filluar t’i enjtej”, – ka qenë dëshmia e prindërve.

Mjeku që e ka operuar vajzën është ortoped gjerman, dhe i kishte dhënë garanci prindërve të Blerta Pepës që operacioni ishte diçka e thjeshtë.

Çfarë ndodhi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm, ku një paciente e mitur ka humbur jetën gjatë operacionit, në një spital privat.

I tronditur nga tragjedia, mjeku anestezist i këtij spitali ka tentuar ti japë fund jetës së tij, por është shpëtuar nga kolegët.

Sipas policisë një ditë më parë rreth orës 01:00, në një spital privat, gjatë operacionit ka gjetur vdekur 15-vjeçarja me inicialet B. P.

Mjeku anestezist me inicialet T. Zh., 53 vjeç, banues në Tiranë, ka tentuar të kryeje vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se të ketë qenë doza e anestezisë shkak për komplikacionet që pasuan operacionin.

Do të jenë hetimet ato që do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen, dhe shkakun e vërtetë të vdekjes së 16-vjeçares.

 

 

 


Shfaq Komentet (2)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Ne radhe te pare ngushellime familjes se Blertes.Ajo qe une mundohem te kuptoj nga gjithe kjo eshte fakti qe vajza eshte futur ne sallen e operacionit ne oren 19.Pse?Menisku apo demtimi i ligamentit nuk konsiderohen urgjenca.

    Përgjigju ↓
  2. Ngushellimet e mija per humbjen e nje gjeniu te vogel.Per mendimin tim vdekja e Blertes nk ja lidhje me Hipertemin Malinje po nga mbidoza e anestezis.
    E zeme se vdiq nga ajo semundje gjenetike,po pse i mundua te vriste veten mjeku???

    Përgjigju ↓