POLITIKË

Spartak Ngjela: Opozita do të shkojë në Kuvend dhe do të votohet Vettingu

16:05 - 16.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Aleati i Ramës, avokati Spartak Ngjela ka ngritur një sërë pyetjesh mbi situatën politike, si dhe u ka dhënë edhe përgjigjet.

Në faqen e tij, në rrjetin “Facebook” me anën e një mesazhi, Ngjela tha se opozita do të shkojë në Kuvend dhe do të votojë vettingun.

Ai gjithashtu shtoi se Berisha në këtë rast nuk mund të bëjë asgjë, siç nuk bëri Ivanov në Shkup.

Statusi i Ngjelës

Pyetja që ngrihet sot është kjo:

Çfarë do bëjë Sali Berisha tani pasi politika amerikane kuptohet se ia ka hapur letrat, njëlloj si Ivanovit në Shkup?

Asgjë nuk mund të bëjë.

Do shkojnë të gjithë në Parlament që të votojnë vetingun.

Dhe duhet të kenë kujdes, të mos shtyhen kush të hyjë i pari, por të hyjnë me radhë: pas Saliut, sigurisht.

Po për zgjedhjet?

Ai është akti i dytë i filmit, dhe jashtë interesit amerikan: i pari është vetingu.

Dhe logjika politike është kjo: nëse nuk votohet vetingu që tani, më mirë të mos jetë PD në zgjedhje, dhe sigurisht që nuk do të pranohet më nga KQZ se i ka humbur afatet.

Nëse votohet vetingu: zgjedhjet për Amerikën nuk kanë më rëndësi, se shumica e këtyre që po kacafyten me njëri-tjetrin nuk do të jenë më në politikë pas vitit 2017.

Kjo është situata aktuale.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. O Taku i xhinseve te bllokut nuk na the gje.Sic duket as te gardhi i ambasades nuk te lejuan per te marre vesh cfare po ndodh.nuk ke me “arme’ te arsyes kur i deshperuar shprehesh:” zgjedhjet nuk kane rendesi per USA-t” e kote te merresh me spiunin e pare ne demokraci “zotin cimka”ha ha ha

    Përgjigju ↓