Kryesore

E dhimbshme/ Vëllai poston foton e fundit të Blerta Pepës para operacionit: Hyre e qeshur dhe më premtove…

15:45 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Dhimbja dhe lotët kanë mbërthyer familjen e Blerta Pepës, e cila humbi jetën pas një operacioni në gju mbrëmjen e së hënës në një spital privat. Ata nuk munden dot të besojnë se vajza e tyre ka ikur nga kjo jetë përgjithmonë… Vëllai i saj, Rolandi tani po jeton vetëm me kujtimet që i ka lënë pas motra e tij e vogël, ose drita e syve siç e quajti ai.

Në rrjetin social “Facebook”, pas postimit të bërë në mëngjes, ku mes dhimbjes shkruante se çkuptim ka jeta pa të, në një status të pak minutave më parë, ai ka postuar një foto të Blertës, e fundit pak minuta para se ajo të hynte në sallën e operacionit. 16-vjeçarja Blerta Pepa dukej e qeshur, një e re plot ëndrra, por…

“Foto e fundit që të boni vllai ty, ti ike duke qeshur zemra imee ti me premtove qe do vije prap … por ti nuk erdhe me na le vetem  nje dit do takohemi edhe do jemi shum te lumtur atje lart”, – ka shkruar vëllai i Blertës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.