Publikuar : 17/05/2017

E rrallë/ Dokumenti i administratës “Kenedy” për Shqipërinë, 1 muaj pas prishjes me rusët

Bej share
Tags

 

Erald KAPRI

 

“Amerika është vendi më i mirë në botë”! Kjo shprehje nuk pranohet edhe nga shumë amerikanë, por për shqiptarët është postulat. Në kulmin e luftës së ftohtë e madje në momentet më të pasigurta të Shqipërisë, amerikanët kanë qënë gjithnjë pas deres e madje të gatshëm të bëjnë çdo gjë për shqiptarët.

Vetëm një muaj pas prishjes me Bashkimin Sovjentik dhe afrimin e mundshëm me Kinën, Presidenti amerikan në detyrë Xhon Kenedi dhe administrata e tij hartuan politikën e Jashtme ndaj Shqipërisë.

Kjo politikë e jashtme e Kenedit kishte disa shtylla kryesore.

Së pari, pranimin në heshtje të afrimit të Shqipërisë me Kinën për ta shkëputur atë nga influenca sovjetike.

Së dyti, hapjen e rrugëve ekonomikë dhe tregtarë ndaj Shqipërisë në çdo rast që ajo do e kërkonte dhe afrimin e Shqipërisë me vendet jo komuniste.

Së treti, imponimin ndaj vendeve fqinjë që të hequr dorë nga politika “hands off” (të mos bëjmë asgjë) ndaj Shqipërisë.

Së katërti, SHBA do ishin të hapura ndaj çdo kërkesë për afrim nga ana e Shqipërisë.

Së pesti dhe më e rëndësishmja, në rast urgjence dhe nëse Kina nuk do mund të mbështeste mjaftueshëm Shqipërinë dhe nëse asaj i rrezikohej një krizë për mbijetesë, amerikanët do të siguronin që shqiptarët nuk do e përjetonin diçka të tillë.

Dhe sigurisht, që shteti komunist i Enver Hoxhës as nuk kishte ndërmend të afrohej me aleatët historik të shqiptarëve përsa kohë paranoja e liderit komunist thoshte se atij i rrezikohej pushteti.

Dokumenti i plotë i ndryshimit të politikës së jashtme amerikane pas prishjeve të marrëdhënieve shqiptaro-sovjetike:

Departamenti i Shtetit, 1 Shkurt 1962

Memorandum për Presidentin

Subjekti: Orientimi i politikës së jashtme në lidhje me situatën në Shqipëri

Ky dokument ka qarkulluar mes anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe ata ranë dakord në mbledhjen e datës 26 Janar me parimet e kësaj politike të rekomanduar. Këto propozime japin orientimet për tu përballur me problemin të ngritur me situatën aktuale në Shqipëri si pika reflektimi në konfliktin mes Kinës dhe sovjetikëve.

Departamenti i Shtetit dhe i Mbrotjes kanë ndjekur nga afër zhvillimet në Shqipëri dhe kanë planifikuar çdo të papritur që mund të ngrihet.

Për informacionin tuaj, këto janë pikat përkatëse;

“Në të mirën e kursin tonë…Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përfshihen hapur apo direkt me regjimin aktual apo në marrëdhëniet mes regjimit shqiptar e Moskës apo Pekinit. Ndaj, SHBA duhet:

a-heshturazi të pranojë zhvillimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Kinës dhe lënien në këtë stad të barrës së mbështetjes shqiptare ndaj Kinës.

b-të vazhdojmë të qendrojmë formalisht dhe publikisht të ftohtë ndaj marrëdhënieve shqiptare normale apo kontraverse që mund të dalin rrugës.

c-të shmangim iniciativat për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-ve dhe Shqipërisë dhe ti përgjigjemi me maturi dhe të rezervuar ndaj çdo iniciative shqiptare.

d-shmangien e çdo aktiviteti propangadues nga ana jonë përkundrejt Shqipërisë si dhe çdo përpjekje tjetër për të shtrytëzuar propagandën në vende të tjera ndaj qendrimin kontranversal të Shqipërisë.

e-Injorimin e çdo ashpërsimi të Shqipërisë ndaj SHBA-ve

f-lejimin pa zhurmë të tregtisë shqiptare dhe çdo shitje në ShBA në të njëjtat kushte siç janë lejuar vende të tjera satelite të sovjetikëve nga Europa Lindore, me përjashtim të Polonisë.

g-të favorizohet çdo mundësi rritje tregtie me vendet anëtare të NATO-s dhe Shqipërisë siç ta kërkojnë autoritetet shqiptare por në këtë fazë nën baza strikte tregtie (jo kredite shtesë për tregtinë) ose nëse mund të punohet për marrëveshje përkatëse. Në lidhje me këtë duhet të punojmë në Këshillin e NATO-s në lidhje më çështjet e tregtisë që prekin Shqipërinë.

h-të favorizohet zgjerimi i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe shteteve jo komuniste por nën kushtet që nuk do sygjerohet asnjë plan i këtyre vendeve që të përpiqen të fitojnë ndaj Shqipërisë. Edhe për këtë çështje duhet të përfshijmë Këshillin e NATO-s.

i-të përgatitemi për të konsideruar çdo urgjencë që do të adoptonte masa të mundshme ndaj Shqipërisë përmes një pale të tretë nëse një krizë përfshin Shqipërinë, gjithnjë nëse Pekini nuk do të japë mbështetjen e duhur për mbijetesën e Shqipërisë.

j-Të vazhdohet konsultimi me qeveritë greke, jugosllave dhe italiane në lidhje me situatën në Shqipëri dhë në këtë kuadër të bëhet i qartë shqetësimi i SHBA-ve në lidhje me çdo përpjekje nga ana e secilës prej tyre për të braktisur çdo politikë drejt Shqipërisë.

Sekretari i Shtetit

2 Komente
  1. Guri i Kamjes thotë:

    Me sa kemi mesuar, Enver Hoxha është përpjekut të afrohet me SHBA në vitin 1949, por përpjekjet e tij janë sabotuar nga grekët.Këtë fakt e ka bërë të njohur z. Paskal Milo. Në vitin 1968(gusht), E.Hoxha ka tentuar nëpërmjet ambasadës sonë në Turqi që SHBA të shprehen në të mirë të ruajtjes së sovranitetit të Shqipërisë, por kërkesa nuk u pranua. Në shtator 1968 u denoncua traktati i Varshavës. Përsëri asnjë sinjal afrimi nga perëndimi.E gjithë periuadha e “liberalizmit” ishte ideuar nga E.Hoxha.Duke pritur më ndonjë shenjë miqësore disa vjet iu kthye avazit të vjetër. Shpalli fajtorë të tjerët e urdhëroi ndëshkime të rënda ndaj “liberalëve” e “tradhëtarëve” të tjerë. Ne vitin 1977 në prag të prishjes me Kinën u përpoq të vendoste lidhje me SHBA me anë ta abasadës sonë në Argjentinë, por më kot. Më në fund erdhi shansi “SHTRAUS”, i cili mund të thuhet se u sabotua nga klasa politike shqiptare pas vdekjes së E.Hoxhës.

  2. Opari thotë:

    O Guri po me mend e paskalit vjen e na flet ketu?

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli