AKTUALITET

FOTO/ Zbulohet mjeku gjerman që operoi Blerta Pepën, ja çfarë thotë ekspertiza

13:49 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ky që po shihni në foto është mjeku ortoped gjerman që operoi Blerta Pepën. 16-vjeçarja ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte. Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekët e huaj. Gjermani i kishte dhënë garanci prindërve të Blertës se operacioni ishte diçka e thjeshtë.

Por bazuar në dëshminë e babait të vajzës në Polici një ditë më parë, mjekët pas operacionit i kanë thënë se vajza kishte pasur komplikacione gjatë ndërhyrjes dhe temperaturë. Ata kanë pritur që vajzës t’i dalë narkoza, por e reja nuk ia ka dalë dot, dhe prindërit kanë marrë lajmin e rëndë nga bluzat e bardha pas mesnate. Tashmë, tre mjekët e spitalit privat që asistuan në operacionin e 16-vjeçares, Blerta Pepës; do të ndiqen penalisht për mjekim të pakujdesshëm.

Ndërkohë që 53-vjeçari, mjeku anestezist i cili tentoi vetëvrasjen menjëherë sapo Blerta Pepa ndërroi jetë, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ekspertiza mjeko-ligjore

Vdekja e 16-vjeçares Blerta Pepa ka ardhur si pasojë e “hipertermisë malinje”. Ka qenë ekspertiza mjeko-ligjore, e cila ka bërë paraprakisht një përfundimin për shkakun e vdekjes së 16-vjeçares Blerta Pepa në spitalin privat “Continental” në Tiranë.

Ekspertët kanë arritur në përfundimin se shkak për humbjen e jetës është bërë “hipertermia malinje”, një komplikacion ky i shfaqur gjatë operacionit.

Gjithashtu, ekspertiza bën të ditur gjithashtu se gjatë ndërhyrjes kirurgjikale është përdorur edhe ilaçi “Dantrolen”, ndonëse fillimisht u dyshua se nuk është përdorur.

Pavarësisht përdorimit të këtij ilaçi, gjimnazistja e “A.Z. Çajupit” nuk ka mundur t’i mbijetojë komplikacionit shëndetësor, duke ndërruar jetë pak orë pas operacionit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.