POLITIKË

LSI: Ilir Meta, i gatshëm të dorëzojë postin e Presidentit që të zgjidhet kriza. Fund teatrit!

13:28 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Deklaratë për mediat e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili.

“Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike.

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të z. McAllister dhe të mbështetur nga z. Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më.

Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent.

Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e z. McAllister.

Pata paralajmëruar publikisht se vizita e Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit, z. Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin.

Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që trondisin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e Presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”, thuhet në deklaratë.

 

Lexo KETU, deklaratën e Partisë Socialiste dhe të koalicionit të djathtë opozitar.

 

Lexo KETU, planin me 20 pika që zyrtari i lartë amerikan, Hoyt Yee i propozoi Ramës dhe Bashës.

 


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. si eshte e mundur qe te gjitha keto reforma qe u kryen per 4 vjet, te zhyten thelle ne balten e shpifjeve dhe te etheve te pushtetit dhe nga zMeta, bashkeqeverises me z.Rama, kur na trumbeton me te madhe se dorezon Presidencen, per hir te pjesmarrjes se opozites ne zgjedhje, ne te njejten kohe leshon dhe nderzen lukunine e çakejve dhe te hienave per te bertitur : Ilir Meta Kryeminister!!!!????, dhe se vetem LSI na bekerka shtet TURP!!!!!!!!!!!!!!!!!.

    Përgjigju ↓