POLITIKË

Propozimi amerikan/ Edi Rama: S’bëjmë pazar me rregullat, zbatojmë Kushtetutën dhe ligjet

15:35 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Me një deklaratë të shpërndarë nëpërmjet aplikacionit “Whats’App”, Partia Socialiste reagoi sot për krizën politike. PS-ja akuzon koalicionin e djathtë se po abuzon me deklarata duke ja lënë asaj fajin për dështimin e negociatave. “Mbështesim fuqimisht përpjekjet për arritjen e konsensusit. Rezultat pozitiv për ne do të thotë garancipër opozitën. Filozofia jonë për të bërë shtet nuk përjashton asnjë”, thuhet në deklaratën e PS.

DEKLARATA E PLOTE E PARTISE SOCIALISTE

Partia Socialiste shpreh keqardhjen per abuzimet mediatike te te ashtuquajturit koalicion opozitar, me nje proces shume serioz dhe delikat perpjekjesh per ta kthyer Partine Demokratike ne rrugen e arsyes.

Angazhimi ne keto perpjekje edhe i partnereve strategjike amerikane, pas ezaurimit te te gjitha perpjekjeve te miqve e partnereve europiane te Shqiperise (dhe te vete Partise Demokratike), eshte mirepritur dhe konsiderohet prej nesh si mundesia e fundit per Partine Demokratike per te hequr dore nga shantazhet e rruges dhe per t’u kthyer ne rrugen e gares demokratike.

Partia Socialiste e mbeshtet fuqimisht kete perpjekje te fundit dhe do te prese me durim, duke shpresuar deri ne sekonden e renies se gongut te fushates zyrtare, per nje rezultat pozitiv ne funksion te perfshirjes se PD-se ne zgjedhje. Per Partine Socialiste, rezultat pozitiv do te thote garanci si asnjehere per opoziten ne zgjedhjet e 18 qershorit, ne respekt te Kushtetutes, ligjit, interesit te qytetareve shqiptare dhe sugjerimeve dashamirese te partnereve tane nderkombetare.

Filozofia e Partise Socialiste, e misheruar ne programin e ne betejen e perditshme te qeverise sone per te bere shtet, nuk perjashton askend dhe per asnje arsye. Rregullat e bashkejeteses demokratike, nuk vlejne vetem per qytetaret po edhe per partite politike. Asnje parti politike dhe as te gjitha partite politike se bashku, nuk mund te pretendojne as te dalin mbi keto rregulla, e as te bejne pazare me keto rregulla. Perkundrazi, Partia Socialiste beson, se duhet te jete forca e shembullit ne perpjekjen per te bere shtet dhe jo shembulli i forces qe thyen rregullat qe asnje qytetari nuk i lejohet te thyeje.

Shqiperia Europiane per Partine Socialiste nuk eshte sllogan, po nje shtet dinjitoz, ku askush nuk eshte mbi Kushtetuten dhe ligjin.

DEKLARATA E PLOTE E KOALICIONIT TE DJATHTE

  1. Me 15 maj 2017 në orën 14.45, Kryetari i Partisë Demokratike dhe 6 kryetarët e partive parlamentare opozitare pritën në një takim Ndihmës Zëvendësekretarin e Shtetit z. Hoyt Yee të shoqëruar nga Ambasadori i SHBA në Tiranë Z. Donald Lu, në selinë e Partisë Demokratike.

 

  1. Gjatë takimit Z. Hoyt Yee pranoi problemet shumë të rënda të drogës, korrupsionit dhe krimit si dhe shqetësimet e ngritura nga opozita në lidhje me kërcënimet e rrezikshme që paraqesin këto probleme për zgjedhjet e lira në Shqipëri. Z. Hoyt Yee përgëzoi opozitën për faktin se me qëndrimet e saj, këto probleme të rënda u sollën në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar. Z. Hoyt Yee më tej theksoi se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me autoritetet dhe me opozitën aktuale për të trajtuar këto probleme të rënda.

 

  1. Z. Hoyt Yee i paraqiti drejtuesve të opozitës një propozim të integruar për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Ky propozim i integruar përfshinte (me shkrim) propozimin McAllister dhe planin e tij 15 pikësh, minus zgjedhjen e Presidentit të Republikës që tashmë ka ndodhur, plus propozimin e detajuar me 7 pika të paraqitur nga Kryeministri Rama gjatë takimit të tij me kreun e opozitës Basha më 3 maj 2017.

 

  1. Z. Hoyt Yee insistoi në pranimin e kësaj pakete nga të dyja palët dhe theksoi se përgjegjësia do të ishte tërësisht mbi palën që do të refuzonte këtë paketë.

 

  1. Z. Hoyt Yee kërkoi që të përgjigjemi për këtë propozim të integruar brenda 24 orëve të ardhshme.

 

  1. Dje në mesditë, 4 orë para afatit, kryetari i opozitës Basha njoftoi Ambasadorin Lu për vendimin e të gjitha partive të opozitës për të mbështetur propozimin e integruar të paraqitur nga z. Yee dje gjatë takimit tonë dhe për të siguruar që ajo të jetë plotësisht e zbatueshme, duke përfshirë mundësinë për identifikimin biometrik të votuesve dhe numërimin elektronik.

 

  1. Në përgjigjen e Ambasadorit Lu u deklarua se udhëzimet nga z. Yee ishin vetëm për të pranuar një po ose jo, jo kushte shtesë. Ai shtoi qartë se përfshirja e kushteve shtesë do të konsiderohet si një jo.

 

  1. Kreu i opozitës Basha deklaroi në përgjigje se qëndrimi i opozitës është i qartë në mbështetje të paketës. Pra një po. Ajo që opozita do të kërkojë gjatë dialogut për zbatueshmërinë janë garancitë për zbatimin e plotë të paketës. Kjo në pikëpamjen e opozitës nuk përjashton shqyrtimin në mirëbesim të mundësive për identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe numërimin elektronik të votave.

 

  1. Në përgjigjen e mëtejshme nga Ambasadori Lu, ai kërkoi që të konfirmojmë gatishmërinë tonë për të votuar komisionet e vetingut pas marrëveshjes.

 

  1. Pas sqarimit të përbashkët se kjo është parashikuar në pikën 15 të planit McAllister, Z. Basha u përgjigj se “po”-ja opozitare ndaj propozimit të integruar, përfshin zbatimin e pikës 15 të paketës McAllister për votën në Parlament për komisionet e vettingut.

 

  1. Pas këtij komunikimi Ambasadori Lu njoftoi z. Basha se do të procedonte me kontaktimin e Kryeministrit.

 

  1. Në mbremjen e djeshme, ora 19:00, 3 orë pas afatit të rënë dakord, kryetari i opozitës u prezantua me një dokument, në të cilin qartësisht Kryeministri Rama rrëzon propozimin e integruar McAllister Plus, të prezantuar nga z. Hoyt Yee.

 

  1. Opozita e konsideron refuzimin e propozimit të integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, një dëshmi tjetër që tregon qartë se qëllimi i vetëm i Ramës është të diktojë rezultatin e zgjedhjeve të ardhshme, pa pjesëmarrjen e opozitës.

 

  1. Duke pranuar propozimin e integruar McAllister Plus të paraqitur nga Z. Hoyt Yee, i cili nuk përfshin shumë nga kërkesat tona thelbësore, opozita ka dëshmuar vullnetin dhe mirëbesimin për të punuar drejt një zgjidhje politike që do t’u garantojë shqiptarëve kushtet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme me pjesëmarrjen e opozitës.

 

  1. Opozita vendosi ti thotë po propozimit të integruar McAllister Plus, në mirëbesim për angazhimin e z. Hoyt Yee në emër të Departamentit të Shtetit si dhe të shumë anëtarëve të shquar të Kongresit të SHBA. Pasi opozita ka thënë qartësisht “PO” ndaj propozimit të integruar, tani është koha që Z. Rama të thotë po, dhe të hapë rrugën për të garantuar së bashku përmes dialogut që ky propozim të jetë plotësisht i zbatueshëm.

 

  1. Opozita falenderon Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e vazhdueshme për të ndihmuar Shqipërinë në këtë situatë kritike dhe shpreh shpresat dhe bindjen tonë se partnerët tanë strategjikë do të mundësojnë pranimin edhe nga z.Rama të propozimit të integruar McAllister Plus për zgjidhjen e krizës politike, e cila është pranuar nga opozita.

 

Për të marrë lajmet e fundit të “Gazeta Shqiptare”, ndiq faqen tonë në Facebook.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.