SPORT

Rrezikohet mbijetesa, tifozët kthehen të mbështesin Tiranën ndaj Luftëtarit

14:36 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Tirana është braktisur prej javësh nga tifozët. Përtej fajeve që anojnë nga ana e klubit, humbja e fundit në Korçë dhe mbi të gjitha, pasi kanë parë ekipin e zemrës në vendin e 9-të të renditjes, ka tronditur sportdashësit. Edhe pse “Tirona Fanatics” nuk ka në plan që të bëjë hap pas, pritet që stadiumi të ketë më shumë të pranishëm këtë fundjavë kundër Luftëtarit.

Gjithashtu pritet që të mos ketë grupime të organizuara, por mbështetja për bardheblutë do të jetë më e madhe se në javët e fundit. Skuadra më shumë se kurrë ka nevojë për ta dhe ky vendim i marrë prej një pjese të mirë të tifozëve është reflektuar edhe në rrjetet sociale. Jo vetëm në faqen zyrtare të klubit, por edhe në profilet e tyre personale.

PanoramaSport


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.