AKTUALITET

“Si ike ti o shpirti i vëllait, çkuptim ka jeta pa ty”, ja çfarë shkruan vëllai i Blerta Pepës  

14:24 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Familja e Blerta e Pepës, vajzës që humbi jetën të hënën në darkë pas një operacioni në gju, po përjetojnë momente të tmerrshme dhimbjeje.

Vëllezërit e saj, e kanë zemrën e copëtuar nga dhimbja për humbjen e motrës. Për ta nuk ka më kuptim jeta… Vëllai i saj, Roland Pepa, ende nuk e beson se nuk do ta ketë më motrën e saj. Në një status në rrjetin social “Facebook” ai shpreh dhimbjen: “Si ike ti o shpirti vllait si ike…. si na le vetem ckuptim ka jeta imee pa tyy ”.

Çfarë tha babai i Blerta Pepës për “Gazeta Shqiptare”

“Pak orë pas operacionit që mjekët na thanë se çdo gjë iu kishte shkuar në rregull, pamë se nga dhoma e vajzës sime po hynin e dilnin shumë mjekë. Shkova atje, por nuk më lanë të hyja dhe më thanë se vajzës sime nuk i kishte ndodhur asgjë, por kishin një problem me një pacient tjetër. Nuk u përmbajta dot dhe e kam shtyrë derën me sa forcë kisha. Aty pashë mjekët mbi kokën e vajzës që e shtypnin në kraharor. Më tej nuk mbaj mend gjë sepse më ra të fikët. Gjatë kohës që prisnin që Blertës t’i dilte anestezia, nga ora 1 e natës, doktorët kishin kërkuar kunatin tim për t’ia dhënë atij lajmin që vajza ime kishte ndërruar jetë. Ishte pakujdesia e mjekëve që më morën time bijë. Ishte pakujdesia e mjekëve që i bënë anestezinë, sepse me aq informacion sa na dhanë, na thanë se vajzës i ishte futur më tepër dozë se ç’duhej. Nëse do të kishte pasur kujdes nga ana e mjekëve, vajza ime do të jetonte ende (qan). Blerta ishte një vajzë e shkëlqyer. Kishte ëndërr të bëhej këngëtare e madhe. Mori pjesë edhe te “Gjeniu” i Vogël””.

Ngjarja

Mësohet se Blerta Pepa ka pësuar një incident gjatë orës së Fiskulturës, ku ka këputur ligamentin e këmbës, gjë që ka detyruar prindërit ta çojnë me urgjencë në spital, pas dhimbjeve të forta që kishte. Operacioni për meniskun e këmbës është kryer nga 2 mjekë të huaj dhe gjithçka ka shkuar shumë mirë. Por kur pritën që 16-vjeçares t’i dalë anestezia ajo ka pasur komplikacione të brendshme, duke kaluar në gjendje të rëndë e më pas ndërroi jetë.

Menjëherë pas ngjarjes, mjeku 53-vjeçar, Tefik Zhurda anestezisti që e asistoi në operacion ka tentuar vetëvrasje dhe është në gjendje të rëndë dhe po lufton me jetën.

Sakaq, policia ka shoqëruar mjekët që kryen operacionin për t’i marrë në pyetje, si dhe kanë sekuestruar kartelën mjekësore të adoleshentes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.