Kryesore

Detajet nga tryeza, Rama këmbëngul për 18 Qershorin, palët mbeten larg në qëndrime

18:49 - 17.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Pas më shumë se 30 minutash bisedime, nga takimi i krerëve të partive parlamentare, nuk ka asnjë lëvizje që i afron palët.

Burime për GSH.al, bëjnë me dije se në tryezë është diskutuar mbi paketën McAllister. GSH. al bën me dije se kryeministri Rama këmbëngul për mosndryshimin e datës së zgjedhjeve të caktuar në 18 qershor. Nga ana tjetër të gjithë kryetarët e partive janë dakort për paketën McAllister, që nënkupton shtyrjen e zgjedhjeve. Ajo që bie në sy është fakti që edhe dy aleatët e Partisë Socialiste, LSI si dhe PDIU janë dakort për paketën McAllister. Rama ka folur në tryezë. Ai ka përsëritur të njëjtat argumenta ligjorë dhe kushtetues që e detyrojnë t’i mbetet datës 18 Qershor.

Gazetarja Marsela Karapanço raportoi në një lidhje në News24, se Rama ka kërkuar një takim tjetër me Lulzim Bashën veçmas, për të vazhduar bisedimet mbi një marrëveshje të mundshme.

Partia Republikane Shqiptare dhe Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë ftoi sot, në sallën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës aktuale politike.


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Kokefortesia e Berishes dhe Bashes, per te sabotuar rreformen ne drejtesi, vettingun, demokracin dhe shtetin ligjor, ka nje emer dhe ai esht Sali Berisha.
    Egoizmi deshira per te mar pushtetin e humbur,me gjithfar pretendimesh, te cmedura, her per qeveri teknike, her per shtyrje te zgjedhjeve, per mospjesmarje ne zgjedhje, her per republiken e re, e mbi te gjitha refuzimi i perfaqesuseve me te lart te BE, SHBA, Brukselit, te derguarit te kancelares gjermane zpnje Merkel, ambasadoreve perendimor te akredituar ne vendin ton. deshmoi paturpersisht qellimet e liga, kokefortesin, dhe padrejtesin ne qendrmet antidemokratike, te PD, Sali Berishes, Lulezim Bashes
    U desh te vi dhmes sekretari per punet e jashteme te DASH, ZOTI Yee, qe keta dallaverexhinj te mbrpsht te pranonjn paketen e te derguarit te Kancelares Merkel.
    Pse duhej gjithe kjo cirje, e thirje ne cader, qe per pak coi ne destabilizimin e vendit, qe dote sillte pasoja te pallogariteshme per demokracin shtetin ligjor, ekonomin dhe mirqenjen e shqiptareve dhe afrimin e SHqiperis ne familjen evropjane.
    DHente zoti ta largojn nga politika qoftelargun Berisha qe mban peng PD, saelitet e saj, qe SHqiperia te prosperoi. Edhe ne shqiptaro amerikanet qe ndjekim me vemendje zhvillimet politke, ekonomike e shoqerore sduam
    te shohim komedi, sharje, fyerje, ulje e ngritje me vend e pa vend ne parlamentin e arcem, jo vetem pa S.Berishen, si personazh me i bezdisuri dhe provokator, sharlatan, qesharak e karagjos i cdo seance, por nga askush tjeter. Me Sali Berishen le te meret drejtesia dhe historia.

    Përgjigju ↓