BLUETOOTH

Bluetooth – Nostalgji/ Meksi mbetet pa lekë. Epo ç’keni o që na shqetësoni?

16:00 - 18.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në lajmet tona të “show-bizz”-it, në rubrikën “nostalgji” mund të gjeni fotografi, lajme apo intervista të veçanta, të publikuara gjatë viteve në suplementin “Bluetooth” të “Gazetës Shqiptare”. Në GSH.al, sot po ju sjellim:  Meksi mbetet pa lekë. Epo ç’keni o që na shqetësoni?





Meksi mbetet pa lekë
Pasi ka përfunduar punët e saj në zyrë, deputetja e Partisë Socliaste Ermelinda Meksi është kujtuar se nuk kishte shumë lekë në çantë dhe sigurisht ato nuk do i mjaftonin për të pirë një kafe me mikeshat e saj apo ndoshta për të blerë diçka. Ndaj, sesa të ndihej në siklet, ajo është ndalur në një prej bankomateve për të bërë tërheqjen e një shume të caktuar parash. Pasi ka pritur dy-tre veta në rradhë që ishin para, zonja Meksi ka proceduar dhe është larguar më pas për të vijuar me programin e saj.


Bello dëgjon muhabete grash
Dihet që teksa qëndron e ulur në një kafe për të biseduar, diskutimet mes kolegëve deputetë nuk janë vetëm politike por dalin edhe jashtë këtyre kornizave, bëhen më konfidenciale, sidomos kur bëhet fjalë për gratë. Shohim në këtë foto deputeten Arta Dade e cila po bisedon me qetësi me dy mikeshat e saj dhe normalisht në tavolinë nuk ka vend për meshkujt. Por mesa duket është kuriozuar së tepërmi zoti Bello i cili zgjaste kokën herë pas here dhe mundohej të dëgjonte dhe kuptonte se për çfarë po flitej.


Epo ç’keni o që na shqetësoni?
Eh me sa pasion dhe përkushtim fliste deputeti socialist Fatmir Xhafa pas Asamblesë së Partisë Socialiste tek ‘Xibraku’. Të ulur tek kafja jashtë, deputetët socialistë ishin mbledhur bashkë e diskutonin. Por paparacët janë gjithmonë nëpër këmbë e padyshim për personat VIP e sidomos deputetët bezdisja është pak të thuhet. Ai që është shqetësuar më shumë është pikërisht deputeti Xhafa i cili nuk ia ka ndarë sytë aparatit fotografik si për t’i thënë: Largohu e mos na shqetëso më !


Braçe dhe fiksimi pas telefonit
Sa herë del nga ambientet e Kuvendit, nga selia rozë, nga ndonjë mbledhje e rradhës apo nga kudo tjetër ndërsa është i detyruar të bëjë një pjesë rruge në këmbë, Braçes i sheh gjithmonë telefonin në dorë. Ecën dhe kokën e mban poshtë duke parë nga telefoni teksa diçka vështron, ose komunikon gjatë me anë të tij. Kështu deputetin Braçe s’e lënë rehat, aq shumë e ‘bezdisin’ sa nuk bëhet. Sa mirë do ishte për të të bënte një copë rruge i qetë, pa i tingëlluar zilja e telefonatës apo mesazhit të rradhës.

Ky shkrim u botua më 16 Maj 2009


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.