Tech

FOTOT/ Aurela Basha me kafe në dorë, politikanë e gazetarë – Vizitat në ambientet e takimit Rama-Basha

18:15 - 18.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas 3 orë bisedimesh ku dolën në një marrëveshje në 1 të natës, Rama dhe Basha po flasin sot prej orës 10 për modalitetet dhe teknalitetet e paktit anti-krizë.




Rama-Basha po zhvillojnë një takim në Pallatin e Kongreseve. Ndërkohë, që bashkë me ta janë edhe stafet teknike.

Takimi nisi rreth orës 10:05, ku Rama ishte i shoqëruar nga Ëngjëll Agaçi, ndërsa lideri i opozitës nga Oerd Bylykbashi.

Gazetarja Valentina Madani raporton se ambientet pranë vendit ku po zhvillohet takimi i kanë vizituar bashkëshortja e Lulzim Bashës, Aurela Basha, Rudina Hajdari, deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli, deputeti i PD-së, Kozma Dashi, demokratja Klodiana Shala, ish-deputeti Fatbardh Kadilli, gazetari Frrok Çupi etj.

Në ambientet e takimit janë parë të hyjnë herë pas herë truprojat e Edi Ramës, por jo ata të Bashës.

Aurela Basha, Rudina Hajdari

“Kunati”. Erion Isufi shoqëron motrën e tij, Aurela Bashën, bashkëshorten e kryetarit të PD.

Deputeti i PD, Kozma Dashi

Klodiana Shala, Erla Mëhilli

Zëdhënësja e ish-kryeministrit Berisha, Erla Mëhilli

Deputeti i PD, Asllan Dogjani

Gazetarët në gatishmëri dhe Sandër Gjoka indiferent

Fatbardh Kadilli, i përqëndruar

Grupi i shoqëruesve të Ramës 

Grupi i shoqëruesve të Bashës

Deputeti i PD, Astrit Patozi

PAKTI

Duket se 16 korriku do të jetë data e zgjedhjeve parlamentare pas marrëveshjes Rama-Basha dhe pranimin e paketës “McAllister +”.

Gazetarja Marsela Karapanço e “News 24”, duke cituar burime konfidenciale tha se data e zgjedhjeve që pritet të zyrtarizohet sot pas takimit tjetër mes dy liderëve të PS-PD që po zhvillohet në pallatin e Kongreseve është pikërisht 16 korriku, një datë kjo e parashikuar në paketën e risjellë në tryezë nga zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit Hoyt Brian Yee gjatë vizitës zyrtare në Tiranë. Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u verifikuar.

GSH.al


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.