KULTURË

55-vjetori, dekorohet me “Nderi i Kombit” Orkestra e RTSH, Eno Koço e Ferdinand Deda

10:10 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Me rastin e 55-vjetorit të Orkestrës Simfonike të RTSH, presidenti Bujar Nishani e ka dekoruar me titullin “Nderi i kombit”, pas propozimit të drejtorit të RTSH, Thoma Gëllci. Me të njëjtin titull të lartë janë dekoruar edhe Eno Koço e Ferdinand Deda, ky i fundit pas vdekjes. Ceremonia u mbajt mbrëmë në RTSH, ku me një videoprojektor u shfaq një material filmim, i cili nxirrte në pah punën e bërë nga artistët Eno Koço, Aristidh Prosi, (violonçelistl), Tonin Harapi, Anita Tartari, Ferdinand Deda, Pjetër Gaci, Mustafa Krantja, Palok Kurti, Zhani Ciko, Lorenc Antoni, Çesk Zadeja, Gjovalin Shestani, Shpëtim Kushta, Blerta Ristanie, Gëzim Belegu, Jetmir Barbullishi, Kujtim Laro, Oleg Arapi, Nikolla Zoraqi dhe Alqi Lepuri. Në fjalën e rastit, drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi, kujtoi se orkestra u themelua më 16 maj 1962, që mbetet datë e shënuar për orkestrën sinfonike të RTSH. Ai vërejti se krijimi i saj shënoi epokë të re dhe zhvillimin mëtejshëm. koncerti i parë u mbajt më 20 gusht nga dirigjenti Muatafa Krantja, me sinfoninë e Hajden, me violinistin Ibrahim Madhin, flautistin Gjovalin Shestani e të tjerë morën duartrokitjet e para. Krijimi i formacionit bëri që të incizoheshin simfonitë e para dhe të rritej niveli artistik e mjeshtëror. Drejtori i RTSH vlerësoi përfaqësimin dinjitoz që i bën kjo orkestër vendit jashtë Shqipërisë si në konkurrime evropiane që ka marrë pjesë si në Maqedoni, ku është vlerësuar.




Ai përmendi emra dirigjentësh e instrumentistësh që kanë realizuar qindra e mijëra orë transmetimi. “Meriton vëmendje nga ne e nga qeveria që të mbetet në elitën e orkestrave. Faleminderit presidentit Bujar Nishanit që pranoi të dekorojë në këtë 55-vjetor me titullim ‘Nderi i Kombi’ dhe me tituj e dekorata të tjera disa individë”. Orkestra u dekorua me “Nderi i Kombit”, për kontributin e çmuar me interpretime të shkëlqyera me ndikim të jashtëzakonshëm, që ka bërë zhvillim kulturor të popullit shqiptar. Dekorata u mor nga Plator Mezini, pjesë e orkestrës, një ndër të parët instrumentistë. Ferdinand Dedës iu dha titulli i “Nderi i Kombit” pas vdekjes për kontributin e shquar ndër vite si kompozitor e interpretues e fitues i shumë festivaleve. Elton Deda tha se e pranon me kënaqësi në emër të babait. “Jam krenar që jam djali i Ferd Dedës, krenar që bëj prova në sallën që ka emrin e tij. Krenar që kam punuar me orkestrën për të cilën babi ka dhënë shpirtin që të jetë më e mira”. Eno Koço e mori titullin “Nderi i Kombit” për punën e palodhur në studimin e muzikës. Ai tha se, “kam 40 vjet me këtë orkestër, e cila edhe për 55 vjet do përçojë vlerat e tingujt”.
Gjon Simoni u dekorua “Mjeshtër i Madh” për arritjet në fushën e studimit muzikor e pedagogjinë. Abdulla Grimci u dekorua me “Mjeshtër i Madh” si pionier i dirigjimit për organizimin e festivale për studimin e metodikës instrumentale.
Spartak Tili mori titullin “Mjeshtër i Madh” për rritjen e nivelit artistik me kompozime të vlerësuara nga publiku.
Aristidh Prosi, për kontributin me veprën në formacione e si solist me interpretime e realizime diskografike të vlerësuara edhe jashtë.
Gazmor Halilaj, për kontributin ai trombist në orkestrën e RTSH.
Blerta Jakova mori urdhrin për merita të veçanta civile.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.