Kryesore

Droga/ Arrestohet biznesmeni i njohur në Elbasan, vëllai i ish-deputetit të PS-së. Rama bëri pardje takim në lokalin e tij

16:15 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Një nga biznesmenët më të njohur në Elbasan është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Nga sa mësohet, fjala është për Edmond Stafën, pronar i hotel bar restorant Skampinit, një nga hotelet më të njohur në Elbasan, i cili ndodhet në zonën e Kalasë.

(Vëllai i Edmond Stafës, Bukurosh Stafa)

51-vjeçari, Edmond Stafa është vëllai i ish-deputetit socialist në Elbasan, Bukurosh Stafës, (aktualisht kreu i këshillit të qarkut) i cili njihet për influencën e tij në këtë qytet, ndërsa mësohet se ai është arrestuar në ambientet e lokalit të tij.

Ndërkohë mësohet se biznesmeni Edmond Stafa është i dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike nga gjykata e Bergamos në Itali. Dhe arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimi.

RAMA NE ELBASAN

Vetëm dy ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë në qytetin e Elbasanit, në lokalin në pronësi te Edmond Stafës  51- vjeçarit  të arrestuar mbrëmjen e djeshme, në ambientet e lokalit të tij.

Vendi ka qenë i përzgjedhur nga PS e Elbasanit. Për këto zgjedhje, Taulant Balla është drejtues politik i PS në Elbasan. Nuk dihet nëse Balla ka qenë i ndërgjegjshëm se ku e çonte kryeministrin, por në të ardhmen duhet të tregohet më i kujdesshëm.



Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.