KULTURË

Filmi për korrupsionin merr trofeun e Docutiff

08:09 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Festivali Ndërkombëtar i Dokumentarit Docutiff 2017 e ka dërguar trofeun e tij të edicionit të tretë në Meksikë. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të këtij konkursi kushtuar tërësisht gjinisë së dokumentarit, juria ndërkombëtare e përbërë nga Rada Šešic (Kroaci), Agostino Ferrente (Itali dhe Nikola Vukcevic (Mal i Zi) kanë përzgjedhur si “Best feature film” atë me titullin “Tempestad”, nga Tatiana Huezo.
“Best feature film” shkoi për “Tempestad” nga Tatiana Huezo, prodhim i vitit 2016 (Meksikë, 105′), me motivacionin: “Regjisori, i cili e çon audiencën në një udhëtim kinematografik të gjatë dhe impresionues, në një udhëtim poetik ku eksploron frikën, korrupsionin, padrejtësitë shoqërore dhe, mbi të gjitha, forcën humane për të përballuar dhe kaluar fatkeqësitë e fatit të dikujt.”
Ndërsa si filmi më i mirë europian u vlerësua filmi “Radio Kobani”, një produksion holandez. “Best European Feature” për “Radio Kobanin” nga Reber Dosky, prodhim i vitit 2016 (Holandë, 72′), me motivacionin: “Juria vlerëson filmin, i cili përmes emocioneve shumë të fuqishme dhe shumë mirë të artikuluara ngre pyetje shumë të rëndësishme të marra nga drejtime precize dhe personale. Këto e frymëzuan atë të bëjë një film dramatik dhe poetik në të njëjtën kohë, duke treguar dramën e kurdëve për të rezistuar dhe për të rilindur.”
Një javë e ngjeshur me filma, masterklase dhe takime kineastësh. E duket se bota nga edicioni i kaluar, ku filmat reflektonin pyetje ekzistencialiste dhe filozofike apo qasje poetike, ka ndryshuar shumë. Këtë vit prurjet dhe tematikat reflektonin luftën, emigracionin, censurën dhe shtypjet diktatoriale në rritje. Në këtë vorbull sillen edhe filma mbi gratë dhe fëmijët, si pjesa më e pambrojtur në shoqërinë tonë, e pa dyshim shumica e filmave vijnë në DocuTIFF pas përzgjedhjesh interesante në festivale të famshme.
Në një atmosferë feste të ndihmuar nga panorama sugjestionuese e amfiteatrit të Liqenit dhe natyra, ceremonia e Docutiff u prezantua nga aktori Genc Fuga, ku nuk munguan edhe notat e humorit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.