Show-Bizz

Fotot/ Valbona Selimllari me djalin në festë, bën ‘selfie’ me këngëtarët

18:41 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kur përshkruhet ajo, fjalët janë të tepërta. “Rini e përjetshme, missi i përhershëm”, janë përcaktorë të zakonshëm. Në 3-vjetorin e revistës “Who” Valbona Selimllari shoqërohej nga djali i saj. I cili edhe pak vite e arrin mamanë në gjatësi. Shoku i saj më i mirë.

Kohë më parë, Valbona foli gjatë për fëmijët në një intervistë për Rudina Magjistarin.

“Mëmësia është ndjesia më magjike e një femre, ndjesi që shkojnë ne harmoni me frikën se nga ҫasti në ҫast fëmijës mund t’i ndodhë ndonjë gjë e keqe…” – tregon ajo në programin e pasdites “Rudina”, ndërsa kujton eksperiencën e parë si nënë: “Eksperienca e parë kur kam lindur Denin ishte e paimagjinueshme. Kisha frikë edhe kur e prekja. Kam pasur një frikë të paimagjinueshme, nuk kam fjetur për dy muaj të tërë derisa gjërat u stabilizuan”, tha ajo.

Megjithatë është një nënë e lumtur, sepse fëmijët e saj janë fëmijë me personalitet, mbi të gjitha:

“Ajo që më pëlqen më shumë është që janë fëmijë me personalitet. Më pëlqen edhe kur më kundërshtojnë. Natyrisht, asnjë nënë nuk që do ta kundërshtojnë, por mua më pëlqen kur e bëjnë, sepse kanë gjithmonë një argument.”

Djemtë prej kohësh merren me sport, përveҫ shkollës, ndërsa Deni, i madhi, ka filluar edhe me studimin e pianos, si dikur e ëma. Gjatë kësaj kohe, Bona është duke i studiuar dëshirat dhe pasionet e tyre. Për të madhin, ajo do të kishte dëshirë të bëhej arkitekt, sepse e sheh që aty ka shumë prirje: “Deni është shumë i prirur për t’u bërë arkitekt. E shoh edhe në shtëpi kur zakonisht jep mendime dhe opinione. Dhe më pëlqejnë mendimet e tij…. Do të doja t’i shihja fëmijët edhe pjesë e artit, por nuk dua t’u imponohem.”

Por Valbona është mjaft e kujdesshme kur është fjala te privatësia e fëmijëve të saj. Këtë pjesë e ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm. Fotot me fëmijët në rrjetet sociale numërohem me gishtat e njërës dorë. Dhe këtë e bën me koshiencë dhe me një arsye të fortë:

“E ruaj shumë privatësinë e tyre. E para unë nuk mendoj që fëmijët e mi kanë nevojë për famë. Fama është një peshë e rëndë, nuk është aq e thjeshtë për t’u mbajtur mbi supe. Unë nuk dua që fëmijët e mi të ndihen ndryshe. Ua them shpesh këtë: “Ty nuk të bën të veҫantë as një veshje e bukur, as paratë. Ai që të bën të jesh ndryshe është sa i aftë je ti në shkollë, sa mëson ti dhe ҫfarë do bësh në të ardhmen. Mendoj se ata nuk kanë nevojë për këtë lloj fame. Pasi të kenë marrë bazat e vlerave, atëherë të bëjnë ҫ’të duan”.

E ndërsa tregon këto, Bona tregon edhe për rastet kur fëmijët e “manipulojnë” me punët e tyre të dorës. Shkrimet me zemra të kuqe sa herë duan t’i shprehin dashurinë dhe me zemra jeshile kur duan t’i kërkojnë të falur për gabimet që kanë bërë. Edhe pse e dinë që janë të falur… gjithmonë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.