AKTUALITET

Kapen me kokainë dhe mijëra euro, arrestohen 2 vëllezërit shqiptarë në Itali (Emrat)

20:35 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Policia italiane ka arrestuar 3 persona, 2 prej të cilëve shqiptarë, pasi janë kapur me lëndë narkotike e llojit kokainë.

Operacioni është zhvilluar në një lagje Reggio Emilias, ndërsa në pranga kanë rënë dy vëllezërit shqiptarë Viktor Ndoj 38 vjeç dhe Gjin Ndoj 35 vjeç si dhe shtetasja rumune Alina Gianina Savin 31 vjeç, njofton media italiane reggionline.com.

Në momentin e arrestimit, karabinierët kanë sekuestruar gjysmë kilogram kokainë të ndarë në pako, 17 mijë euro cash si dhe disa telefona.

Policia ka ndërhyrë në momentin kur dy vëllezërit shqiptarë i shitën një sasi kokainë një klienti në Mameli dhe më pas janë takuar në një lokal me shtetasen rumune.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.