Arben Duka, poeti i njohur për satirën e dhe ironinë therëse me vargjet e tij, nuk e ka kursyer Edi Ramën për marrëveshjen e bërë me PD. Duka shkruan me vargje se kjo marrëveshje është genocid mbi Partinë Socialiste.
Nga Arben Duka
Marrëveshja Rama-Basha. Genocid mbi Partinë Socialiste!
Gjashtë orë me Lulin,
kokë më kokë qëndroi,
një marrëveshje turpi,
në fund nënshkroi!
Ky është Edi Rama,
burri që bën shtet,
që fali çdo gjë,
veç bythës së vet!
Socialistja jonë,
s’është më në pushtet,
se asnjë ministër,
s’ka në kabinet!
Edvin kapedani,
burri që bën shtet,
bëri genocid,
mbi partinë e vet!
Askush s’e shtrëngoi,
s’i vuri zinxhirë,
po gjithçka e bëri,
me vullnet të lirë!
Ai është në qiell,
dhe nuk mund ta dijë,
se PD në zgjedhje,
fare do ta grijë!
Me humbje fatale,
veten ka dënuar,
këtë pis-marrëveshje,
kur ka nënshkruar!
Veten ka dënuar,
me humbje fatale,
se i dha PD-së,
kartë të fortë morale!
Kur i fal të tëra,
si derrin në thes,
s’kam asnjë arsye,
që të të mbështes!
Po unë kot që nxehem,
se të gjithë e dinin,
se kështu do tretej,
PS me Edvinin!
Arben Duka, Gazeta “Dita”
Kur te numuroje votat Ristani,
Mbani veten e mos qani
Mos kerceni si shejtani
nga kangjellat,nga tavani
Kur te hapen ca kutia
te hyje grupi ciftelia
mos ju zere lemeria
S`ka c`u ben antaresia.
Kur t`u vjedhin,kur t`u rrjepin
kur t`u marrin bereqetin
me vota ta mbushin thesin
Se ju u tallet me shtetin.