Publikuar : 19/05/2017
Bota |

‘Lumë’ droge, policia italiane kap gomonen me 2.2 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria

Bej share
Tags

2.2 tonë marijuanë e ardhur nga Shqipëria me vlerë tregu rreth 20 milionë euro, është sekuestruar nga “Guardia di Finanza”, në plazhet e Promontorio-s.

Autoritetet italiane kanë identifikuar gomonen e ngarkuar më thasë të mëdhenj plastikë,  e braktisur mes shkëmbinjve rreth 15 metra larg nga bregdeti. Vështirësia e terrenit ka bërë që policia italiane të mbërrijë me not në mjetin lundrues.

Në bordin e saj janë gjetur 57 pako me marijuanë me peshë totale rreth 2.2 tonë.

Shitja në treg e kësaj lënde narkotike do të sillte një përfitim prej 20 milionë euro.

Gomonia është e gjatë 8 metra dhe e pajisur me dy motorra të fuqishëm prej 200 kauj fuqi jashtë bordit.

Autoritetet italiane po bashkëpunojnë me policinë shqiptare për identifikimin e përgjegjësve të këtij trafiku droge.

 

 

 

 

Shkruaj nje koment

Kalo te paneli