POLITIKË

Marrëveshja PS-PD, Vasili: Kriza ishte artificiale, u dogjën para të ekonomisë shqiptare

20:25 - 19.05.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




LSI prezantoi planin për punësimin e të rinjve në Tiranë. Gjata fjalës së tij në takimin me të rinjtë e LRI, kreu i LSI, Petrit Vasili komentoi edhe zhvillimet e fundit politikën, ndërsa u shpreh se kriza e prodhuar muajt e fundit nga PD ishte artificiale dhe në fund u pa që ishte një “fishekzjarr” që dogji shumë të ardhura të ekonomisë së vendit.

Vasili shtoi se LSI vuri gjithçka në dispozicion të zgjidhjes së krizës dhe se të njëjtën gjë do të bënte edhe pas 25 qershorit.

Vasili u shpreh i bindur se në 25 qershor, LSI do të dalë forcë e parë.

“E kemi ngritur politikën mbi një themel moral, sinqeritet, fjala e mbajtur, modestia. Themeli ynë politik ka qenë dhe mbetet programe të vërteta. Ata i hedhin hi syve elektoratit, i përdorin ata të marrin votën e radhës dhe pastaj të kthejnë shpinën e radhës. Synimi ynë për të qeverisur vendin vjen nga një bazë shumë e shëndetshme, politika të cilat shpikin furtuna në gotë, kriza artificiale për t’i shtuar vetes rëndësinë, por duke u treguar edhe më artificialë sec janë, për të prodhuar kriza që pastaj pa u kuptuar marrin disa përgjigje që askush s’i kupton por që s’kanë përgjigje për qytetarët, kjo nuk është politika jonë, as qasja jonë. Rrufetë e ndërsjelljta që u dukën më së fundi që në vend të rrufeve të vërteta ishin fishekzjarre që dogjën shumë para të ekonomisë shqiptare ishte provë e vetme edhe e bindjes që njerëzit krijuan, që LSI me sinqeritet u investua edhe në zgjidhjen e asaj krize për të zgjidhur halle të popullit. LSI vuri gjithçka në dispozicion për të kursyer hallet e shqiptarëve dhe ne do e bëjmë sërish këtë. Ne do japim dimensionin e përgjegjshmërisë edhe pas 25 qershorit. Ne jemi të përgatitur që në 25 qershor të jemi forcë e parë, pasi nuk kemi bërë shaka me Shqipërinë, por kemi sakrifikuar për Shqipërinë. Karrigia e pushtetit ka qenë për qytetarët jo për individin. Kjo bindje e jona do na shoqërojnë dhe udhëheq në çdo sekondë të kësaj fushate. Ne do jemi po të njëjtit. Politika e dhimbsur dhe që i jep një shans çdo të riu është politika jonë. Shansi që Shqipëria pret bazohet mbi votën e mijëra të rinjve në mbarë vendin që kanë tashmë një program. Jam i lumtur që drejtoj partinë e të rinjve dhe që në 25 qershor LSI do jetë forcë e parë”- deklaroi Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.